GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

RMV/ Votimi për riorganizimin e qeverisë, ja rezultati

10:35 - 28/02/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Covid-19, Maqedonia e Veriut do të vendosë masa të reja kufizuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të hënën pasmesnate riorganizimin e Qeverisë, duke përfshirë në edhe ministra të Aleancës për Shqiptarët, e cila është bërë pjesë e shumicës parlamentare.

Ministër i ri i Drejtësisë është zgjedhur, Krenar Llogar, ministër i Shëndetësisë, Fatmir Mexheti, i Administratës Publike dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu dhe Kaja Shukova për Ministre të Ekologjisë.

Ndryshimet janë miratuar me 65 vota nga 120 sa janë në total.

Riorganizimi i Qeverisë së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, ka ardhur pas vendimit të partive në pushtet, Lidhjes Social Demokrate (LSD) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për zgjerimin e shumicës parlamentare, duke përfshirë edhe Aleancën për Shqiptarët.

Kryeministri Kovaçevski ka thënë se zgjerimi bëhet me qëllim të forcimit të shumicës për vazhdimin e kursit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së për dy javë bllokuan zgjedhjen e ministrave dhe kështu penguan punën e ministrive të caktuara, në dëm të qytetarëve, që në fund, si shumë herë më parë, kur erdhi koha e votimit, as nuk votuan kundër propozimeve që ata kritikuan aq shumë”, është thënë në reagimin e LSDM-së.

Por, shumica është rritur me vetëm një deputet, pasi nga Qeveria është larguar partia Alternativa, për shkak të mosmarrëveshjes për ndarjen e posteve.

Debati për zgjedhjen e ministrave të rinj ka nisur më 13 shkurt dhe ka zgjatur dy javë, për shkak të bllokimeve me fjalime të gjata nga deputetët e VMRO DPMNE-së.

VMRO DPMNE-ja vlerëson se zgjerimi i shumicës është bërë për “shpëtimin e Qeverisë dhe jo kursin europian të vendit”.

Shumica parlamentare synon ndryshimin e kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj.

Një ndryshim i tillë është obligim që del nga marrëveshja e Shkupit me Sofjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Për të ndryshuar Kushtetutën nevojiten dy të tretat e votave, apo 80 nga 120 vota të deputetëve, ndërkohë shumica tani ka vetëm 65.

Pa votat e partive opozitare, Alternativa, Besa dhe VMRO DPMNE, këto ndryshime nuk do të mund të miratohen, gjë që mund të rrezikojë nisjen e bisedimeve të Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Europian, pasi Sofja sërish mund të bllokojë këtë proces.

Etiketa: Maqedonia e Veriutqeveriavotimi

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Para
Objekt i panjohur mbi Shën Petërsburg, pezullohen fluturimet

Objekt i panjohur mbi Shën Petërsburg, pezullohen fluturimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com