GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KPP legalizon mashtrimin me 3 mld lekë për pyllin e Veliajt, që nuk ekziston

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhe me 28 janar, KPP la pa vendim fare ankesën e dorëzuar nga firma Albgarden. Kujtojmë se Albgaden ka bërë 3 denoncime

Dhe me 28 janar, KPP la pa vendim fare ankesën e dorëzuar nga firma Albgarden. Kujtojmë se Albgaden ka bërë 3 denoncime

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës rikthen shpenzimet marramendëse për projektin e dështuar “Pyllin Orbital”. Leva për të ligjëruar dhe vazhduar abuzimet është mbështetur tek Komisioni i Prokurimit Publik. KPP po bën lojëra për projektin duke marrë vendime kontradiktore. Që i hapin rrugë Veliaj dhe partnerëve të tij në përvetësimin e buxhetit të bashkisë.

Kujtojmë se në fillim të janarit, pas një sërë ankesash për të dy lotet e këtij tenderi, Bashkia Tiranë anuloi procedurat. Dhe me 28 janar, KPP la pa vendim fare ankesën e dorëzuar nga firma Albgarden. Kujtojmë se Albgaden ka bërë 3 denoncime të mirë argumentuara kundër Bashkisë Tiranë ( e përfaqësuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit).

Dukej sikur kjo çështje u mbyll me aq! Pak javë më parë KPP publikoi një vendim, për të mos marrë asnjë vendim mbi këtë çështje, me justifikimin se bashkia u tërhoq nga tenderi!!! Tashmë, KPP merr një tjetër vendim të paprecedent. KPP nuk pranon kërkesën e kryebashkiakut Veliaj për anulim të tenderit për pemët shumëvjeçare. Komisioni, në mënyrë të papritur kërkon vazhdimin e procedurave të prokurimit. Ama ka rrëzuar ankesën e fundit të Albgarden!

Duhet të theksojmë se, pavarësisht që Bashkia e Tiranës pezulloi procedurat, KPP duhej të vazhdonte deri në fund me hetimet, pasi bëhej fjalë për shkelje të shumta për tenderin me vlerë mbi 3 miliardë lekë.

Ç’bëri KPP? La për pak kohë pa asnjë vendim çështjen. Kështu, u fitua kohë që të largohej vëmendja nga ky projekt abuziv dhe tani i rikthehet me një vendim të ri.

Kujtojmë se në ankesën e fundit Albgarden ka kundërshtuar anulimin e tenderit nga ana e bashkisë, në momentin e fundit që do të shpallej fituesi.

Këtë herë Albgarden kishte rishikuar ofertën e saj dhe e kishte përshtatur me çdo kriter të vendosur nga Autoriteti kontraktor. KPP nuk u justifikua me faktin se procedura është anuluar, por pa shumë argumentim ka rrëzuar kërkesën e Albgarden. Ndërsa në vendimin e 24 shkurtit 2023, KPP shprehej se Autoriteti Kontraktor kishte të drejtë të pezullonte procedurën e prokurimit, sepse po bëhej rivlerësimi i një rialokim të fundit të fondeve. Pra, Veliaj e paska bërë tenderin pa i pasur fondet?!

KPP ka justifikuar edhe faktin pse Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nuk ka marrë për bazë asnjë ankesë apo kërkesë të operatorit ekonomik të interesuar.

“Anulimi ka ardhur nga nevoja për realokimin e fondit në fjalë për projektin e zyrave të përhershme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Kompleksin e Akuadromit Tiranë. Për sa argumentuam më sipër, Autoriteti kontraktor refuzon ankesën e operatorit ekonomik “ALBGARDEN”shpk”, thuhet në vendim.

Por, KPP nuk ka marrë asnjë vendim sa i përket ankesave të mëparshme të Albgarden.

Kujtojmë se në të tre ankesat e saj, kjo firmë ka paraqitur kriteret burokratike të vendosura nga bashkia Tiranë për këtë tender, të cilat mund të kenë paracaktuar fituesin.

“Kërkesa e autoritetit kontraktor për një sipërfaqe minimumi 14,000 m2 si dhe që objekti të jetë 8-10 km nga Unaza e Vogël e Tiranës është një kërkesë e ekzagjeruar. Jo në përputhje me objektin dhe natyrën e objektit të prokurimit. E cila kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në këtë procedurë prokurimi”, shprehet ankimuesi.

Në këtë rast, Bashkia Tiranë ka mashtruar edhe KPP duke thënë që i ka rishikuar kriteret dhe në fakt nuk e ka bërë. Kështu me këtë vendim të fundit, KPP na lë të kuptojmë se pranon mashtrimet e Erion Veliajt, shkeljet me tenderin e blerjes së pemëve.

Tenderi 3 miliardë lekë i lihet sërish në tepsi Lali Erit që vazhdon të dalë foto, ku në njërën dorë mban lopatën dhe në tjetrën një fidan!

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Anulohet “pylli” 3 mld lekë i Lalit Erit, skandali bllokon KPP-në

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimalbgardenKPPPlli orbitaltendervendim

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Tabaku: Të ndryshojmë vendin e zbrazur prej korrupsionit

Tabaku: Të ndryshojmë vendin e zbrazur prej korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 8 Tetor 2026

07:38 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com