GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Ekspozita e Ramës në Hong Kong, e paguar me taksat tona

14:17 - 28/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ekspozita e Ramës në Hong Kong, e paguar me taksat tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar sot pas publikimit të lajmeve që ekspozita e Edi Ramës në Hong Kong është sponsorizuar nga Konglomerati kinez CEFC ku punonte Dorian Duçka i akuzuar së fundmi në aferën McGonigal.

Zëdhënësja e PD-së  Floriana Garo në një prononcim për mediat tha se e kemi paguar ne të gjithë me taksat tona të vjedhura dhe të shpërdoruara.

“Do ta paguajnë të gjithë, nëse nuk bëhemi bashkë me 3 mars, jo për PD, as për ndonjë parti tjetër apo kundër PS, por për të larguar hienat e korrupsionit dhe arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë”, tha Garo.

Deklarata:

Konglomerati kinez CEFC ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.

Përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe hobby personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigand u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeminsitrit të një vendi si Shqipëria? A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion? Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri?

Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor.

Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet. Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro.

Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat. Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi?

Cilatdo dhe sado qofshin këto shpenzime, një gjë është e sigurt: ato dalin nga xhepi i qytetarëve shqiptarë. Mund t’i ketë paguar Duçka, por ato janë para që Rama ja jep këshilltarit të tij në rrugë të tjera, nëpërmjet lobimeve, tenderave, lëshimeve dhe korrupsionit me rusë, kinezë apo amerikanë të tipit McGonigal.

Kështu që fshini pyetjet që u bënë më lart, se kush e ka paguar ekspozitën e Edi Ramës në Hong Kong? E keni paguar ju, e kemi paguar ne të gjithë me taksta tona të vjedhura dhe të shpërdoruara. Dhe do të paguani prapë për ekspozita, salltanete e darka, te Nusreti apo te restoranti Saint George, ku hera kushton 10 mijë dollarë. Do ta paguajnë të gjithë, nëse nuk bëhemi bashkë me 3 mars, jo për PD, as për ndonjë parti tjetër apo kundër PS, por për të larguar hienat e korrupsionit dhe arkitektët e shpopullimit të Shqipërisë.

 

Etiketa: ekspoziteKryesore1Rama

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Policia arreston fajtorët e tragjedisë detare

Policia arreston fajtorët e tragjedisë detare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com