GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara, procedohen 2 shtetas

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 32 mijë euro të padeklaruara, procedohen 2 shtetas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 32 mijë euro të padeklaruara në Durrës dhe Morinë dhe kanë proceduar 2 personat qe i dispononin.

 

Sipas njoftimit të policisë, në Pikën Kufitare të Morinës, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

Departamenti i Policisë Kufitare

Kontrolle intensive në të gjitha pkk-të e vendit, me fokus goditjen e paligjshmërive në kufi dhe garantimin e qarkullimit të ligjshëm të qytetarëve dhe mallrave.

Nuk deklaruan rreth 32 200 euro dhe tentuan t’i futnin këto para në vendin tonë, përmes PKK Morinë dhe PKK Port Durrës, procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen shumat e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizën e riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë dhe në PKK Port Durrës, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në këtë fushë.

-Në PKK Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: euroKryesore1Sekuestrohen

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit
Aktualitet

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Para
Tiranë, 19 shoferë të arrestuar dhe 107 patenta të pezulluara

Tiranë, 19 shoferë të arrestuar dhe 107 patenta të pezulluara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com