GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

RMV/ Rritet çmimi i bukës, me urdhër të qeverisë

16:13 - 28/02/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
RMV/ Rritet çmimi i bukës, me urdhër të qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hiqet rryma e subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore dhe ngrihet çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gramë në 33 denarë, këtë e vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç tha Kovaçevski, kaloi kohë e mjaftueshme që nga miratimi i pakos së fundit të masave kundër krizës, ndërsa një pjesë e kompanive ushqimore nuk i ulën çmimet e produkteve të tyre. Këtë e kanë konfirmuar kontrollet inspektuese.

Ai theksoi se masat qeveritare për mbështetje nuk u miratuan që disa të jenë të privilegjuar në favor të të tjerëve, që dikush të pasurohet, që individë të kenë përfitim dhe që të goditet xhepi i qytetarëve, por me qëllimin e vetëm – të ulen çmimet e produkteve bazë dhe t’u ndihmohet qytetarëve.

Ngrirja e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë do të vlejë deri 31 maj të vitit 2023.

“Nuk do të lejoj rritje të pajustifikuara të çmimeve. Ka kaluar një periudhë e mjaftueshme që nga miratimi i pakos së fundit të masave kundër krizës që çmimet të harmonizohen sepse ndihma nga shteti ishte në kohë dhe reale.

Edhe pse kompanitë ushqimore kanë marrë energji elektrike të subvencionuar, ato nuk i kanë ulur çmimet e produkteve të tyre apo i kanë ulur në mënyrë të parëndësishme. Kjo vlen për disa nga prodhuesit e produkteve ushqimore bazë. Disa ulën çmimet nga shtatë në 12 për qind.

Prandaj në mbledhjen e sotme të qeverisë anuluam masën për energji elektrike të subvencionuar. Prodhuesit e ushqimit do të furnizohen me energji elektrike në përputhje me Ligjin për Energjinë dhe rregullat për furnizim me energji elektrike.

Po ashtu e ngrijmë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, të prerë në feta ose të plota, në 33 denarë, gjegjësisht çmimin prej 33 denarë për bukë me peshë prej 450 gram e më shumë, ndërsa për bukën nën 450 gram sipas peshës së bukës është caktuar çmimi deri në 33 denarë”, theksoi Kovaçevski.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se kompanitë ushqimore nga një prilli tashmë nuk do të kenë rrymë të subvencionuar.

Etiketa: cmimi i bukesMaqedonia e Veriutqeveria jep urdher

Lajme të lidhura

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

09:47 - 04/12/25
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia shoqëron 10 persona
Aktualitet

“Plumba me porosi: Vrasësit e Mondi Mëhallës zhduken pa gjurmë”

15:15 - 01/12/25
Para
Kërcënoi të birin e Ramës, Apeli lë në arrest banorin e “5 Majit”

Kërcënoi të birin e Ramës, Apeli lë në arrest banorin e “5 Majit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com