GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjedia në Greqi, shumica e viktimave janë studentë (VIDEO)

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia në Greqi, shumica e viktimave janë studentë (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pamjet që vijnë nga spitalet e Larisës, ku janë transportuar dhjetëra të plagosur pas aksidentit tragjik të trenave në luginën e Tempes, është zemërthyese.

Sipas informacioneve të GrTimes, deri më tani Spitali i Përgjithshëm i qytetit numëron 14 të vdekur dhe 20 të plagosur. Njëri prej tyre është transferuar në Spitalin Ushtarak, i cili është në gatishmëri që nga mbrëmje e djeshme.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është fakti se shumica e të vdekurve sipas mediave helene janë studentë.

Ndërkohë në Spitalin Universitar janë transferuar trupat e 9 personave dhe 48 të plagosurve, prej të cilëve dy janë të intubuar në terapi intensive dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu, duhet theksuar se mes të plagosurve janë dy fëmijë përkatësisht 7 vjeç dhe 9 muajsh, të cilët mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë nga kjo përplasje.

“Përplasja ishte shumë e fortë. Një fëmijë që po qëndronte në këmbë ra pesë ulëse mbrapa, ne dolëm normalisht sepse kishim rrymë. Skena e parë që mbaj mend është nuhatja e djegies. Nxora kokën dhe pashë flakë të mëdha dhe dëgjova zëra nga kudo pa kuptuar se kush po thoshte çfarë”, tha për mediat një pasagjer i trenit që ishte në vagonin e fundit.

Ndërkaq të afërmit e pasagjerëve të trenit fatal janë mbledhur jashtë spitalit që në orët e para të mëngjesit në pritje për të mësuar disa lajme për njerëzit e tyre. Vlerësimet e fundit në lidhje me tragjedinë e shkaktuar nga përplasja kokë më kokë e trenave në Larisa janë makth.

Në veçanti, sipas informacioneve të fundit, kërkimet për të vdekurit dhe të zhdukurit vazhdojnë, por autoritetet nuk janë optimiste për ecurinë e tyre.

Për sa i përket trenit të pasagjerëve, ishin gjithsej tre makinistë, njëri prej të cilëve ishte ulur si pasagjer pranë dy kolegëve të tij që ishin në detyrë. Në të njëjtën kohë, në vagonin e klasit të parë ndodheshin mbi 20 persona, por ende nuk dihet numri i saktë. Nga ana tjetër, në lokomotivën e trenit të mallrave ishin dy drejtues.

https://youtu.be/UWTC9d2uHjs

Etiketa: GreqiKryesore1tragjedia

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Inspektorët e OKB-së gjejnë grimca uraniumi në Iran

Inspektorët e OKB-së gjejnë grimca uraniumi në Iran

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com