GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Elefanti apo miu?

17:27 - 01/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi –  Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që qëndronin para tij si meit. Në një anë ishte elefanti dhe përballë tij një mi. Në katër anët e sallës spikaste parrulla: “para ligjit të gjithë janë të barabartë”

Çështja për gjykim: cili peshon më shumë: elefanti apo miu?

“I nderuar gjykatës” – tha Elefanti, ky brenjtës i pafytyrë pretendon se peshon më shumë se unë!

Kur pa që në fytyrën e gjykatësit nuk lëvizi asnjë muskul, Elefanti nxitoi të thotë: sikundër e sheh edhe vetë i nderuar gjykatës kjo sallë mezi më nxë mua, ndërsa këtu ka vend pa frikë për 100 minj.

A është e nevojshme t’i kujtoj gjykatës së nderuar proverbin “elefanti në dhomë që nuk e sheh askush?”
Miu, që po qëndronte mbi një stivë librash ku spikaste kushtetuta, kodi penal, kodi civil, një kapicë VKM-sh dhe një kod etike ngjyrë vishnje, ngriti zërin me aq sa fuqi kishte dhe tha:

“Fort i nderuari gjykatës, unë mund të dukem i vogël, mund të jem i vogël, por jam si guri i rëndë që qëndron në vendin e vet. Jam plumb. Sigurisht që unë peshoj më shumë se ky tullumbac i fryrë. Ju lutem i nderuar gjykatës, të paktën ju mos paragjykoni dhe ju bëj thirrje të mos nxitoni të nxirrni konkluzione nga pamja e jashtme. Eshtë e tepër t’i kujtoj kësaj gjykate të nderuar se çfarë ndodhi me iriqin që u marros pas ngjyrave të një gjembaçeje që tek e fundit nuk ishte ashtu si e mendonte iriqi, por ishte një …furçë.”

Të pranishmit në sallë shpëthyen në të qeshura, ndërsa gjykatësi u skuq lehtë në fytyrë, ngriti dorën e djathtë me të cilin mbante “çekiçin” prej druri, goditi fort tryezën dhe bëri thirrje për qetësi.

“Ligjin në sallë jam unë”.

Gjykatësi ishte thinjur duke dëgjuar turli-farësoj çështjesh, por çështja cili peshon më shumë elefanti apo miu kishte trazuar gjithë pyllin.

“Sot do ta zgjidhim këtë çështje brenda një seance”.

“Elefant, të urdhëroj të hipësh te peshorja që kemi sjellë këtu për të treguar me prova se drejtësia vepron”.

Elefanti tundi bishtin dhei feçkën në të njëjtën kohë dhe hipi në peshore. Peshorja kërciti nga pesha. Shigjeta kaloi si shigjetë në anën tjetër dhe tregoi 50 000 kilogram.

“Radha e miut”- tha gjykatësi.

Miu mori me vete një kod etike, hipi mbi të dhe kërceu mbi peshore. Shigjeta e peshores nuk lëvizi.

“I nderuar gjykatës, unë kërkoj që të peshohemi të dy edhe njëherë – tha miu sepse Elefanti mund të ketë thyer peshoren.

Në këtë moment në sallën e gjyqit hyn dhelpra.

“I nderuar gjykatës, unë jam sot këtu si dëshmitare për miun”, tha dhelpra. “Unë e kam parë me këta dy sy, jo njëherë, por dhjetëra herë se kur macja i është turrur miut, ky ka ikur më shpejt se plumbi në drejtim të paditur.

Unë besoj dhe vë bishtin tim mbi zjarr se miu peshon më shumë se ç’duket. Pastaj, siç po thonë kafshët në pyll, fasadat të gënjejnë. Fasadat nuk janë baraz me realitetin, domethënë me të vërtetën.

Në këtë moment në sallë futet edhe breshka.

“Shumë ndjesë për vonesën, i nderuar gjykatës, por rruga kishte shumë trafik. Edhe unë jam dëshmitare për miun”. E kam parë me sytë e mi dhe nuk e kam me të dëgjuar që miu zhytet në lluc më shumë se çdo kafshë tjetër, përshi edhe elefantin. Kjo është një provë besoj që miu peshon më shumë sepse zhytet më thellë në lluc”.

Në këtë moment gjykatësi sheh orën dhe i llahtarisur nga koha e gjatë që i kishte marrë gjykatës kjo çështje thotë: “Në rregull, le të provojmë diçka ndryshe. Elefant, merre miun me feçkën tënde dhe vendose në kurriz. Nuk kemi kohë t’iu peshojmë veç e veç”

Elefanti u bind. Miu zuri vend në rrëzë të veshit të Elefantit.

Hip në peshore- e urdhëroi gjykatësi.

Për çudinë e të gjithëve peshorja tregoi 50000.1 kg.

Salla shpërtheu në duartrokitje. Gjykatësi goditi sërish tavolinën me çekiç dhe tha.

“Çështja mbyllet”. Elefanti peshon më shumë se miu, me përjashtim të rastit të sotëm që patët rast ta shikoni me sytë tuaj.”

Etiketa: Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
PAMJET ME DRON / Si janë përplasur trenat ‘kokë më kokë’ në Greqi

Kush janë shqiptarët që u plagosën në aksidentin në Greqi (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25

Grupi për Studime Politike dhe Juridike në Kosovë ka bërë thirrje për një konsensus politik më të gjerë mbi çështjet...

Lexo më shumë
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com