GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“McGonigal”, Fuga: Shmangia e komisionit hetimor, e papranueshme!

19:05 - 01/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë duhet të kërkojë qeveria në Samitin e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjes së kryeministrit Rama me të dhe hetimin.

Fuga deklaroi se për këtë çështje do duhet të priten të dhënat që do publikohen nga përtej oqeanit, nga drejtësia e SHBA, duke e cilësuar atë si burimin më të qartë dhe sigurtë.

Ai shtoi se shmangia e komisionit hetimor për të ishte e papranueshme dhe se kryeministri Rama duhet të paraqitej në Kuvend dhe jo nëpër studiot televizive.

Sipas tij vështirësia e kryeministrit qëndron në pjesën se “ai nuk është mësuar të japë llogari” dhe nuk është mësuar me agresivitet nga ana e gazetarëve. Fuga tha më tej se Rama nuk e di se çfarë do dalë nga gjykatat dhe institucionet e SHBA-së, gjë që ia vështirëson kryeministrit të bëjë një koherencë.

Duke vijuar më tej, Fuga analizoi situatën e opozitës në vend, teksa tha se protestat e tyre janë frytdhënëse dhe se nuk duhet të përshkallëzojnë në dhunë, por në fund sipas tij turma e protestuesve mund të vendosë në lidhje me njohjen e drejtimit të Partisë Demokratike.

Duke qëndruar në këtë linjë, Fuga deklaroi se vendimi i gjykatës në 3 mars për logon e PD do merret nga një trupë gjykuese që do ketë shumë presion nga disa palë, përfshirë këtu edhe pushtetin.

Deklarata

“Nuk mund të pranohet logjika e ligjit për komisionet dhe shtyrja e tij. Kryeministri duhet të shkonte në Kuvend në vend që të shkojë nëpër studio, dhe të merret me këtë çështje që ka dalë ndaj tij. Vonesa ka sjellë shqetësime dhe tensione në vend dhe parlament. Ka sjellë një pështjellim në opinionin publik dhe kryeministri si çdo njeri ka një problem të madh.

Kur përgjigjet njeriu kërkon edhe një kënd nga i cili përgjigjet, për të ditur cilat detaje shfaqen dhe cilat jo.

Vështirësia e tij qëndron në dy gjëra, te vënia para pyetjeve ku ai nuk është mësuar të japë llogari. Me Fevziun jam çuditur ku ai e pyeste si të ishte Rama i pandehur. Di të gjykoj që ai nuk është mësuar të vendoset në atë pozicion, ashtu si çdo kryeministër shqiptar.

Nuk janë mësuar me këtë agresivitet. E dyta është se sa kohë që Rama nuk ka informacion se çfarë del në gjykatat e SHBA ai e ka vështirë të realizojë një koherencë. Këto janë vështirësitë që kjo nuk zgjidhet duke përjashtuar deputetët nga Kuvendi.

Nuk besoj se mocioni do prodhojë diçka, pasi do ketë elementin politik brenda dhe gjakrat do nxehen. Shqiptarët janë mësuar me akuza të rënda, do jetë një spektakël, por ajo që është pozitive është se është hequr diferencimi mes deputetëve. Kjo është një fitore për qytetarinë dhe besoj se kjo do i shërbejë qetësimit të situatës në vend.

Mendoj se protestat janë frytdhënëse. Kush kërkon që ato të shkojnë në dhunë nuk ka sens politik dhe qytetar. Nuk ka sens politik sepse opozitës në një moment kur ka disa erëra që i fryjnë për mbarë, çfarë kuptimi ka të tregojë dhunë. Nga ana tjetër i kërkohet që protestat të shndërrohen në një lëvizje. Këto protesta krijojnë dhe gjendje pritshmëria dhe mobilizojnë një shtresë të shoqërisë. Kur të vijë puna te njohja e kësaj partie, kjo turmë atëherë nëse ka gjëra të rënda mund të transformohet.

Unë nuk do doja të isha në vend të gjyqtarit që jep vendimin për vulën. Kanë presion nga palët, do apo nuk do një protestë njerëzish në rrugë, kur një gjyqtar apo disa gjyqtarë kanë shumë presion. Ka presion edhe nga pushteti, ka deklarata që janë gjithashtu forma presioni, kemi po ashtu vettingun”, deklaroi Fuga.

Etiketa: Artan FugaFuga

Lajme të lidhura

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani
Aktualitet

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26
Para
FOTO/ Me duart me gjak, momenti i arrestimit të Dan Hutrës

FOTO/ Me duart me gjak, momenti i arrestimit të Dan Hutrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Lexo më shumë
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

20:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com