GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si masakroi Hutra gruan me thikë dhe e paraqiti si vetëvrasje

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si masakroi Hutra gruan me thikë dhe e paraqiti si vetëvrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dan Hutra në vitin 2007, është bërë protagonist i një krimi shumë të rëndë, duke vrarë me thikë bashkëshorten e tij, Dafina Havalja.

Por Hutra, veç vrasjes rezulton të ketë kryer veprime stimuluese duke e paraqitur ngjarjen e vrasjes së gruas, si vetëvrasje. Kjo pasi Hutra thikën me të cilën krye krimin ja ka vendosur në dorë gruas së tij, dhe më pas është larguar në drejtim të Kukësit, ku dhe është arrestuar pas një jave.

Dënimi me 16 vjet burg

Këto fakte dhe të dhëna zbulohen përmes vendimit të gjykatës së Tiranës, e cila në 3 mars 2009, ka vendosur të dënojë me 24 vite burgim, Dan Riza Hutrën për akuzën e “Vrasjes me paramendim”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Dan Hutra, ka përfituar ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 16 vjet heqje lirie. Ky vendim në datën 20 janar 2010, është lënë në fuqi nga gjyqtari Seit Xhoxhaj, i cili ka miratuar dënimin, duke e cilësuar ngjarjen të mbyllur.

Hutra i është drejtuar gjykatës së Lartë me një rekurs me qëllim rishikimin e vendimit të dënimit të tij, por gjyqtarja Shpresa Beçaj, nuk e ka marrë fare në shqyrtim çështjen e tij.

Sipas dosjes hetimore në 10 dhjetor 2007 në katin e parë të një ndërtese private, Dan Hutra ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij,

Pasi ka kryer vrasjen, i pandehuri është përpjekur të mbulojë gjurmët e krimit, për të krijuar përshtypjen që vrasja nuk është kryer nga ai, por si vetëvrasje, duke vendosur thikën në dorën e viktimës.

“Rrofsh vetë se për Dafinën e kam mbyt…”

Pasi ka kryer krimin i pandehuri është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nënën e viktimës, të cilës i ka thënë: “…Rrofsh vet, se për Arianën e kam mbyt…”.

Me të marrë njoftimin nga familjarët e viktimës, policia gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi është hapur dera me forcë, është parë viktima me një thikë në dorë të vendosur sipër gjoksit.

Për rreth kufomës kishte njolla gjaku, të cilat u morën për ekspertim biologjik. Janë sekuestruar një thikë buke, e cila ka shërbyer për kryerjen e krimit dhe sende të tjera, si shishe plastike me mbishkrimin “Pitbull”, tre shishe plastike me mbishkrimin “Birra Tirana”.

Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se në trupin e saj, krahas hematomave në pjesët e gjithë trupit, janë konstatuar plagë me 2.5 cm larg gjoksit të djathtë.

Pas arrestimit Dan Hutra, ka pranuar se ka kryer vrasjen, por pretendon se e ka kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike të çastit, pretendime që nuk qëndrojnë.

“…krimi i rëndë ka ardhur si rrjedhojë e tronditjes psikike që kam pasur, për shkak se dyshoja që bashkëshortja kishte lidhje jashtëmartesore me dikë tjetër…” – mësohet të ketë thënë në gjykatë Hutra.

Hutra, pasi ka kryer vrasjen është përpjekur ta paraqesë si vetëvrasje të viktimës, është veshur qetësisht, ka mbyllur banesën dhe është larguar pa u vëne re.

Me gjakftohtësi ka telefonuar nënën e viktimës, Dafina Havalja, duke i thënë: ”…të rrosh vetë se vajzën e kam vrarë…”. Veprime që tregojnë se Hutra, veprën penale e ka kryer me paramendim.

Në shkallë të parë, i pandehuri Dan Hutra ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Ka pranuar kryerjen e veprës penale, por ka dashur të paraqesë vrasjen si “vetëvrasje”.

Etiketa: Dan HutraKryesore1TiraneVrasje

Lajme të lidhura

Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)
Aktualitet

Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)

09:55 - 07/11/26
Shkodër/ Sekuestrohen 77 kg kanabis e armë zjarri, arrestohen dy vëllezër dhe në kërkim një 24-vjeçar (Emrat)
Aktualitet

Shkodër/ Sekuestrohen 77 kg kanabis e armë zjarri, arrestohen dy vëllezër dhe në kërkim një 24-vjeçar (Emrat)

09:40 - 07/11/26
Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive të pabazuara për shpifje!
Aktualitet

Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive të pabazuara për shpifje!

09:32 - 07/11/26
Para
Tragjedia hekurudhore, protestojnë qytetarët në Greqi

Tragjedia hekurudhore, protestojnë qytetarët në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26

Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mbështetësit mbrëmjen e djeshme në Sremska Mitrovicë, ku deklaroi kalimin e partisë në një...

Lexo më shumë
Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)

Lushnje/ Arrestohet 45-vjeçari me kokainë në makinë, i sekuestrohet armë dhe një shumë parash (Emri)

09:55 - 07/11/26
Shkodër/ Sekuestrohen 77 kg kanabis e armë zjarri, arrestohen dy vëllezër dhe në kërkim një 24-vjeçar (Emrat)

Shkodër/ Sekuestrohen 77 kg kanabis e armë zjarri, arrestohen dy vëllezër dhe në kërkim një 24-vjeçar (Emrat)

09:40 - 07/11/26
Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive të pabazuara për shpifje!

Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive të pabazuara për shpifje!

09:32 - 07/11/26
Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë

Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë

09:22 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com