GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gabimi që shkaktoi tragjedinë hekurudhore në Greqi

10:44 - 02/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’e di si shpëtova”, dëshmitë e pasagjerëve nga aksidenti në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke kanë publikuar transkriptet e bisedës mes shefit të stacionit dhe shofetrit, duke hedhur dritë mbi shkaqet aksidentit tragjik në Larisa.

Sipas transkripteve, rezulton se shefi i stacionit e udhëzon makinistin të vijojë udhëtimin nga Selaniku, por në atë linjë po lëvizte treni i mallrave.

Shoferi : A më dëgjoni Larisa?

Shefi i stacionit: Dëgjojmë. Me numrin 47 kaloni semaforin e kuq të daljes, në semaforin e ri të hyrjes së Poros.

Shoferi- VasilI, po iki?

Shefi i stacionit – Po mund të largohesh.

Shoferi – U krye, natën e mirë!

Shefi i stacionit – Paç fat.

Të dy makinistët nuk janë habitur nga drita e kuqe që kanë parë përballë, pasi sistemi i sinjalistikës së dritës nuk funksiononte.

Duke cituar burime nga hekurudha, mediat greke raportojnë se shefi i stacionit as që e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binarë të gabuar dhe nuk pati mundësi që ta korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura.

Nëpunësi i stacionit hekurudhor: A ta kthej?

Përgjegjësi i stacionit – Jo, jo lerë ashtu siç është sepse pason 1564.

Nëpunësi i stacionit të trenit – U bë, mirë, do ta lë ashtu siç është diagonalisht.

Kjo bisedë e shkurtër zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë: punonjësi i shinave e pyeti shefin e stacionit nëse duhej t’i kthente binarët drejt që treni të vijonte në linjën normale pa probleme.

Megjithatë, shefi i stacionit i tha atij se një tren lokal do të përdorte diagonalen, gjë që e bëri. Por më pas ai harroi të kthente binarët dhe treni me pasagjerë u fut në drejtimin e gabuar.

Dialogët janë formalë, pasi makinistët e trenave nuk kishin asnjë arsye për të vënë në dyshim urdhrin e drejtuesit të stacionit, pasi besonin se ai e kishte kontaktuar kolegun e tij në stacionin tjetër, në Neios Poros, dhe e morën të mirëqenë se linja ishte e hapur.

Vihet re se në këtë ditë të veçantë janë regjistruar disa probleme teknike, si pasojë e të cilave pjesë të linjave janë mbyllur me intervale.

Vetë treni me pasagjerë ishte nisur në orën 22.48 me 48 minuta vonesë nga stacioni hekurudhor i Paleofarsalos,  dhe mbërriti në “takimin e vdekjes” me trenin tregtar pak minuta pas orës 23:00.

Shefi i stacionit, pasi fillimisht pretendoi se kishte futur trenin në shinat e duhura “por nuk iu bind sistemi”, pranoi gabimin e tij fatal pasi u mor në pyetje nga autoritetet dhe përballet me akuza të rënda për vrasje.

Etiketa: Greqiperplasjetrenat

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
FOTO/ Opozita kërkon llogari për MCGonigal, Rama qesh me Majkon

FOTO/ Opozita kërkon llogari për MCGonigal, Rama qesh me Majkon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Lexo më shumë
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com