GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas tragjedisë, emërohet ministri i ri i Transportit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas tragjedisë, emërohet ministri i ri i Transportit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i sapoemëruar i Transportit në Greqi, tha se po e merr detyrën me misionin për të hetuar aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor në vend, duke modernizuar sistemin e dëmtuar hekurudhor dhe duke rivendosur sigurinë hekurudhore.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe”, u tha gazetarëve Giorgos Gerapetritis gjatë pranim-dorëzimit të detyrave në ministri, transmeton Telegrafi.

Qeveria është nën kritika të ashpra mbi gjendjen e sistemit hekurudhor të Greqisë, pasi një tren me 350 pasagjerë u përplas me një tren mallrash, ku si pasojë humbën jetën 46 persona, shumë prej tyre studentë rreth të 20-ve.

“Po kalojmë ditë vërtet të errëta për vendin tonë”, tha Gerapetritis. Trenat nuk lëvizën sot pas një greve njëditore, për shkak të asaj që sindikatat thonë se janë refuzime të shumta nga qeveria ndaj kërkesave për të përmirësuar standardet e sigurisë.

Gerapetritis tha se qeveria po krijon një komitet ekspertësh për të hetuar “në mënyrë transparente” arsyet e aksidentit, si dhe “anomalitë dhe pasivitetin që ka ekzistuar për një kohë të gjatë”.

Një tren pasagjerësh me shpejtësi të lartë u përplas me një tren mallrash që vinte në drejtim të kundërt në të njëjtën linjë binarësh, ku supozohet se po lëvizte shpejtësi deri në 160 kilometra në orë.

Kreu i stacionit është arrestuar, ndërsa hetuesit përpiqen të kuptojnë pse dy trenat ishin në të njëjtën binar.

“Greqia do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar përsëritjen e aksidenteve hekurudhore”, tha të enjten zëdhënësi i qeverisë Giannis Economou.

“Ne kemi obligim të bëjmë gjithçka që të mos përjetojmë më momente të tilla”, shtoi ai në një konferencë për media.

Etiketa: Ministripastragjedise

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Këto janë ushqimet që ju zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrale

Këto janë ushqimet që ju zbardhin dhëmbët në mënyrë natyrale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com