GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

2 të rinjtë heronj në Greqi: Shpëtuan 26 pasagjerë pas aksidentit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
2 të rinjtë heronj në Greqi: Shpëtuan 26 pasagjerë pas aksidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nuk mendoja për asgjë tjetër veçse të ndihmoja bashkëqytetarët e mi”. Me këto fjalë, 18-vjeçari grek Angelos Tsiamouras përshkruan për gazetën “Peloponnisos” atë që po i kalonte në mendje teksa përpiqej të ndihmonte njerëzit në trenin me pasagjerë që u përplas me një tjetër tren komercial mbrëmjen e së martës.

Gjatë fundjavës, 18-vjeçari kishte qenë në Patra me shoqërinë e tij, Por fati e solli ballë për ballë me vdekjen. Ai ishte në vagonin nr.6 të trenit të pasagjerëve. “Ndiem tre goditje, njëra më e dobët se tjetra dhe e kuptuam menjëherë rrezikun ku ishim”, – tha ai.

Nuk mendoja asgjë tjetër, përveçse duhej të ndihmoja njerëzit e mi. Së bashku me mikun tim Giorgos vrapuam tek vagonët 3 dhe 4 për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe së bashku me ekipet e shpëtimit arritëm të nxjerrim 16 persona. Gjithçka që mund të mendoja ishte se duhej të shpëtoja një person më shumë. Asgjë tjetër!

Në vagonin nr.3 pamë shumë të vdekur. Nuk mund të bëja, për fat të keq, shumë gjëra. Zjarri ishte përhapur. Vagoni nr.1 u shkatërrua menjëherë, vagoni nr.2 u shkrumbua nga zjarri. Unë nuk jam hero, mos më quani kështu. 

Unë thjesht po bëja detyrën time, ndaj shokëve të mi. U shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. Shpresoj që tani shteti të marrë përgjegjësitë e tij, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen” – tha i riu.

“Ishte si një ferr i zjarrtë” – tha 18-vjeçari. Por ai nuk ishte i vetmi hero i kësaj tragjedie.

Mediat greke kanë zbuluar edhe rastin e një 20-vjeçari që ka mundur të thyejë vetë xhamin dhe të shpëtojë të paktën 10 të rinj, djem dhe vajza. Andreas Alikaniotis doli thuajse i padëmtuar nga vagoni i dytë dhe duke sfiduar rrezikun, zjarrin e madh që shpërtheu pranë tij, donte të shpëtonte njerëzit. Dhe ia doli.

Nga aksidenti humbën jetën 47 persona. Kërkimet vijojnë për të tjerë viktima.

Etiketa: aksidentGreqiperplasjetrena

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Para
Kurti: Shqipëria dhe Kosova janë 2 shtete dhe një komb

Kurti: Shqipëria dhe Kosova janë 2 shtete dhe një komb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com