GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë në Bahmut

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë në Bahmut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sërë sulmesh ruse në Bahmut në 24 orët e fundit.

Këto deklarata të Ukrainës vijnë pas pretendimeve të mercenarëve rusë se ky qytet lindor është pothuajse i dorëzuar.

Megjithatë, ekspertët perëndimorë thanë se situata në Bahmut që për një kohë të gjatë po përballet me sulmet ruse vijon të jetë kritike dhe se mbrojtësit ukrainas po përballen me presion në rritje.

Në rajonin lindor të Donjeckut, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e Kievit kanë zmbrapsur mbi 150 sulme të trupave ruse gjatë ditës së kaluar në drejtim të Bahmutit, Limanit, Avidjivkës dhe Shahtraskut.

“Armiku vazhdimisht po tenton që ta rrethojë Bahmutin”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Zyrtarët ukrainas kanë sugjeruar se forcat e tyre mund të tërhiqen krejtësisht nga Bahmuti nëse mbrojtja e tij bëhet shumë e kushtueshme dhe të tërhiqen në një pozicion të ri në perëndim dhe jugperëndim, ku siç thuhet, ukrainasit kanë pozicione më të forta mbrojtëse.

Pavarësisht situatës, që nga një komandant ukrainas u përshkrua si kritike, mbrojtësit e Kievit raportohet se po ngrenë pozicione mbrojtëse dhe ende nuk janë të gatshëm që të heqin dorë nga qyteti.

Më 3 mars, Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, përmes një videoje pretendoj se Bahmuti që Moska ka tentuar të marrë nën kontroll gjatë shtatë muajve të fundit është pothuajse i rrethuar dhe vetëm një rrugë për largim është ende e hapur.

 

 

Etiketa: bahmutUkraine

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Eksploziv ndaj mobilerisë në Fushë Krujë, policia ngre dyshime

Eksploziv ndaj mobilerisë në Fushë Krujë, policia ngre dyshime

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26

Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, qytetarët pritet të rikthehen sërish në qendër të Tiranës për të...

Lexo më shumë
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com