GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dan Hutra ‘justifikon’ masakrat: Mos fusni në burg të pafajshëm…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dan Hutra ‘justifikon’ masakrat: Mos fusni në burg të pafajshëm…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra tha se nuk është penduar për asgjë, gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.”, tha ai.

Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.

“Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen.

I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.”, shtoi ai.

Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

Masakra

Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.

Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur  ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.

Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kombinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës.

Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja e uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.

 

Etiketa: HutraKryesore1pafajshem

Lajme të lidhura

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi
Aktualitet

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo
Aktualitet

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)
Aktualitet

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

20:43 - 02/08/26
Para
Këlliçi: Vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj

Këlliçi: Vulën do e vënë shqiptarët më 14 maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës
Breaking Views

Protestuesit lënë mesazhin gjigand para kryeministrisë: Bulevardi i Shpresës

23:15 - 02/08/26

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët kanë lënë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara Kryeministrisë. Protestuesit...

Lexo më shumë
Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

22:51 - 02/08/26
Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

Protestë në Shkodër kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë

22:13 - 02/08/26
Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

Një burrë pëson arrest kardiak menjëherë pasi futet në det në Pishporo

21:58 - 02/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com