Afërdita Nakoleci ka rrëfyer për emisionin “Real People” historinë e dhimbshme të jetës së saj, e cila ka qenë një dramë e vërtetë për arsye se nuk iu bind kurrë urdhrave të shfrytëzimit nga familja e burrit të saj.
55-vjeçarja, e cila ka vrarë burrin e saj të dytë për shkak të abuzimit seksual që ai kreu me të bijën që kishte nga martesa e parë, rrëfeu se kreu 6 vite burg për vrasjen që bëri në vitin 2006.
Ajo më pas rrëfeu se me “porosi” të vjehrrës, 3 persona kanë abuzuar seksualisht me të dhe pjesëtar i grupit ka qenë edhe kushëriri i burrit.
“Më marrin me një taksi mua dhe thotë, ku është Pëllumbi? I thashë, është në bilardo. Mirë më tha, hip në taksi. Sa hipi në taksi unë, hipin edhe 3 veta. Më dërguan në malin e Dajtit dhe abuzuan me mua.
Kam denoncim te Komisariati nr.3. Nuk më ka poshtëruar dot asnjë mashkull të më nxjerrë në rrugë mua. Unë nuk dal në rrugë, unë lyp dhe trupin nuk e jap. Për këtë, ma bëri pisllëk vjehrra”, theksoi ajo.
Gjithashtu, Nakoleci pohon se pas daljes nga burgu, ka shkuar të vizitojë varrin e burrit në fshehtësi, pasi ndihej e kërcënuar nga familjarët e tij.
Ajo theksoi se burrin e donte shumë, por nuk mund t’ia falte dot abuzimin që kreu me të bijën.
Apeli i saj për ish-vjehrrën është se si ajo ka humbur djalin edhe ajo ka humbur vajzën.
“Kam shkuar te varri i Pëllumbit fshehtas, pasi më kanë kërcënuar familjarët e tij. Kanë ardhur 200 veta me motor, kam bërë edhe në komisariat kallëzime. Ato mendojnë se kanë humbur djalin, djali kishte mua dhe s’kishte pse të shkonte me fëmijën tim.
Ajo mos të mendojë se vetë ajo ka humbur djalin, por edhe unë kam humbur vajzën s’e nuk e shoh më. Unë jetoj vetëm, vjen më shikon, ka mallë por ka dhe urrjetje dhe frikë. I ka të dyja në mes. Ndaj i them mamasë së tij nëse më shikon, ti ke humbur djalin, por edhe unë vajzën”, tha Nakoleci.
Discussion about this post