GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këshilli Kombëtar i PD del me deklaratë me 6 pika

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli Kombëtar i PD del me deklaratë me 6 pika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare pas mbledhjes së zhvilluar këtë të diel, ku në 6 pika, rendit vendimet e marra.

Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj. PD u bën thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike.

Deklarata:

Në deklaratë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj cilësohen si ‘pengje’ të kryeministrit Edi Rama dhe intrumentet e tij në vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në shkallë të parë procesin për vulën e PD-së.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjëndjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

  1. Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!
  2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë
  3. Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues. Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!
  4. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
  5. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!
  6. Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.

Etiketa: KeshillikombetarKryesore1PD

Lajme të lidhura

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

16:05 - 08/10/26
“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret
Aktualitet

“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

15:41 - 08/10/26
“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?
Aktualitet

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:11 - 08/10/26
Para
Familja e Bellingham i bën presion të vendosë tani për të ardhmen

Familja e Bellingham i bën presion të vendosë tani për të ardhmen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ 8 persona shoqërohen në komisariatin Nr. 1

16:05 - 08/10/26

Tetë persona janë shoqëruar këtë të enjte në komisariatin Nr. 1 të Tiranës, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së...

Lexo më shumë
“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

“Territorialja”/ Bardhi akuzon mazhorancën për pazare politike: Na tregoni kriteret

15:41 - 08/10/26
Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

15:29 - 08/10/26
Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

15:07 - 08/10/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com