Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Gjirokastër.
I moshuari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
“Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit”, njofton policia.
Discussion about this post