GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: 7 Marsi i gjeti nxënësit dhe mësuesit e Ishmit pa shkollë

13:01 - 07/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: 7 Marsi i gjeti nxënësit dhe mësuesit e Ishmit pa shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj, është shprehur se ky 7 Mars nuk i gjen të gjithë mësuesit dhe nxënësit në shkollat e tyre.

Përmes një deklarate në emër të PD-së, Hysaj mori si shembull rastin e Ishmit, ku sipas saj shumë shkolla të planifikuara për t’u rindërtuar pas tërmetit, nuk janë ende në funksion.

Ajo shtoi se qeveria e kryeministrit Edi Rama është më e zënë me projekte si “Marina e Durrësit” ku sipas saj fitohet më tepër dhe që nxënësit kur të rriten ta shohin si “molla e ndaluar”.

Deklarata:

Sot është 7 marsi, dita e mësuesit. Gëzuar të gjithë mësuesve dhe mësueseve të Shqipërisë, dhe atyre që jetojnë në diasporë, apo atyre që kanë dalë në pension, por ia kan kushtuar një jetë të tërë mësimdhënies.

Të gjithë janë një shtyllë në formimin tonë dhe të brezave, dhe Partia demokratike i përshëndet dhe ua njeh vendin e rëndësishëm në historinë e vendit.

Por, kur vjen te arsimi, jo të gjitha urimet i gjejnë të gjithë mësuesit dhe nxënësit në shkollat e tyre këtë 7 mars. Merrni për shembull Ishmin, fashtin e bukur mes Durrësit dhe Krujës.

2 nga 4 shkollat e planifikuara për t’u rindërtuar pas tërmetit të nëntorit ende nuk janë gati për nxënësit dhe mësuesit e tyre. Nga verifikimi në terren rezulton se njëra nga shkolla është në pritje të tenderit, ndërsa për shkollën tjetër nuk është dhënë certifikata e pronësisë.

Në 25 shkurt 2022, kandidatja për kryetare e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u premtoi banorëve investime në Njësinë Administrative Ishëm.

Konkretisht Sako foli për infrastrukturë, ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore, shkolla dhe kopshte të reja për banorët.

Po 224 nxënësit dhe 35 fëmijët e kopshtit të shkollës Rexhep Mezini, në mungesë të ndërtesës, udhëtojnë çdo ditë për në Lalëz, ku ndodhet shkolla “Vat Bushi”, e cila është rikonstruktuar përpara se nxënësit të transferohen aty.

Nxënësit transportohen me vetëm 2 autobusë, ndërsa rruga zgjat të paktën 20 minuta.  Dy mjetet shërbejnë për transportin e rreth 200 nxënësve, të shpërndarë në fshatrat Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë, Draç dhe Shetaj.

Banorët janë larguar pikërisht për shkak të arsmimit, ca në Durrës e të tjerë larg Shqipërisë në përpjekje për të siguruar dhe arsimuar fëmijët e tyre.

Banorët tregojnë se klasat janë katandisur me shumë pak nxënës për shkak të largësisë dhe kushteve të vështira të transportit.

Shkolla “Pren Simoni” është në pritje të çertifikatës së pronësisë.

Një tjetër shkollë 9 vjecare në zonën e Ishmit, e cila ishte rionstruktuar gati një vit para tërmetit, do të rindërtohet nga e para.

Situata ëshë e njëjtë edhe në shëndetësi. I vetmi investim për një qendër shëndetësore është kryer nga të huajt, por nuk ka dhe nuk janë planifikuar investime të reja.

Sot, mjafton të ecësh në rrugët e Ishmit dhe kupton se kjo që ka ndodhur është pasojë e politikave të gabuara të bashkisë së Durrësit, e cila e ka lënë në harresë këtë zone. Përveç premtimeve në fushata elektorale asnjë investim nuk është kryer.

Sa I takon qeverisë ajo është e zënë me projekte si marina ku hidhet shumë dhe fitohet shumë. Nxënësit e Ishmit, kur të rriten mund të vijnë në Marinën e Ramës, Dakos dhe Sakos vetëm për të parë dhe ikur, si personazhi i Migjenit që shihte “mollën e ndalueme”.

 

 

Etiketa: Ishmishkolle

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Korridori 8 dhe 10D, Grubi: Ditë historike miratimi i kontratës

Korridori 8 dhe 10D, Grubi: Ditë historike miratimi i kontratës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com