GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vokshi: SPAK po mbulon vjedhjet e qeverisë së Ramës

14:37 - 07/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vokshi: SPAK po mbulon vjedhjet e qeverisë së Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar SPAK se është kthyer në mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë!

Në një deklaratë nga selia blu, Vokshi ka pyetur publikisht SPAK se përse nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD?

Sipas Vokshit, përgjigjja është e qartë se ‘Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar’.

Deklarata:

Ka edhe një provë të re se si, Skapi i partisë, është kthyer në mburojë të korrupsionit të qeveritarëve hajdutë!

Për të shkuar vetë te prova, i ftojmë qytetarët të shtrojnë disa pyetje?

– Pse SPAK nuk e heton ish-ministrin Ilir Beqja, për të cilin është depozituar një padi që para tri vitesh për koncensionin e sterilizimeve prej 100 milion USD?

– Pse SPAK nuk përgjigjet kur pyetet nga media nëse është regjistruar procedim penal kundër ndonjërit prej personave të pëfshirë në dosje?

– Pse SPAK e zvarrit hetimin dhe konkludimin e tij, edhe pse ka marrë një kallëzim penal nga shoqëria civile, vetëm pak javë pasi struktura e Posacme Anti-korrupsion u krijua?

Përgjigja është e qartë dhe vetem një:

Skapi i partisë ka si mision nga partia që e krijoi, mbrojtjen e ministrave dhe qeveritarëve të korruptuar.

Kallëzimi në fjalë identifikon ish-ministrin Ilir Beqja, nënshkrues i kontratës famëkeqe koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD.

Në kallëzim ngrihen dyshime se zyrtarët e përfshirë në këtë kontratë kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, shpërdoruar detyrën, kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service – aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe, me 40 për qind të aksioneve, e zotëron Investital LLC- një kompani e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas investigimeve të BIRN, Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë, blerë nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

SPAK e regjistroi në vitin 2020 procedimin penal për veprat penale të pretenduara në kallëzimin penal. Interesimit mediatik i janë përgjigjur me frazën: po vijojnë hetimet. Ndërkohë që SPAK pret, vepra penale e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” është parashkruar, pra për të nuk mund të ketë një dënim.

Kanë kaluar tre vjet dhe Ilir Beqja, në atë që Partia Demokratike e konsideron korrupsion të hapur, shpërdorim të fondeve shtetërore dhe të detyrës, as nuk është thirrur për t’u pyetur.

– Çfarë pret Skapi, që të parashkruhen edhe veprat e tjera penale?

– Çfarë presim ne nga kjo drejtësi, që kundërshtarin politik të pushtetit e mban peng, kurse ministrin e partisë e çliron nga hetimet, duke i zvarritur ato derisa vepra penale të parashkruhet?

Prova është e qartë: SKAP-i i partisë ka si detyrë të mbulojë vjedhjet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Etiketa: qeveriSpakVokshi

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Lajçak jep porositë këtë javë në prag të takimit në Ohër

Lajçak jep porositë këtë javë në prag të takimit në Ohër

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com