GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Sulmi mbi familjen Jashari më 1998 në Prekaz, Prokuroria Speciale..

20:15 - 07/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi mbi familjen Jashari më 1998 në Prekaz, Prokuroria Speciale..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin “Prekazi”, për krimet e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5, 6, dhe 7 mars 1998. Prokuroria Speciale ka njoftuar se rasti është në fazën e vlerësimit të informatave dhe provave të siguruara deri më tani. Sipas Prokurorisë, deri me tani janë identifikuar dhjetëra persona të dyshuar, ndërsa ka njoftuar se numri në çdo kohe mund të ndryshojë.

“Për shkak të fazës në të cilën gjendet rasti nuk mund të paraqesim numrin e saktë ngase në çdo kohe mund të ndryshojë, por ju bëjmë me dije se deri me tani janë identifikuar me dhjetëra persona të dyshuar si nga përgjegjësia komanduese e po ashtu edhe pjesëtarë të uniformuar të formacioneve të ndryshme ushtarake dhe policore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Kallxo shkruan se Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se lidhur me rastin janë identifikuar dhe intervistuar dëshmitarë, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar persona të dyshuar. “Lidhur me rastin konkret, janë ndërmarrë veprime të shumta hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës, me të cilin rast janë identifikuar dhe intervistuat dëshmitarë, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar persona të dyshuar të cilët kanë urdhëruar që të ndërmerren veprime të kundërligjshme që konsiderohen krime lufte por edhe të dyshuar të tjerë që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kryer veprime që konsiderohen krime lufte”, thuhet në përgjigje.

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje edhe për dëshmitarët e intervistuar. Në përgjigje thuhet se lidhur me rastin “Prekazi” deri më tani janë intervistuar dhjetëra dëshmitarë okularë, prej të cilëve janë siguruar informacione, sipas Prokurorisë, të rëndësishme për rastin.

“Për shkak të fazës në të cilën gjendet rasti nuk mund të paraqesim numrin e saktë ngase në çdo kohe mundë të ndryshojë e pastaj mund të krijohet përceptim i gabuar, mirëpo ajo çka mund të ju informojmë është fakti se janë identifikuar dhe intervistuar me dhjetëra dëshmitarë okularë nga të cilët janë siguruar informacione të rëndësishme për rastin”.

Prokurori i rastit është Valdet Gashi, ndërsa në përgjigje thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka vënë në dispozicion staf mbështetës të mjaftueshëm, i cili vepron sipas nevojave dhe rrjedhës së rastit.

“Njëjtë sikurse në Prokurori, edhe në Polici është një hetues bartës i rastit, të cilit varësisht nga nevoja i asistojnë edhe hetues tjerë brenda kapaciteteve të cilat i kanë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërsa, sa i përket çështjes së finalizimit të këtij rasti, Prokuroria Speciale ka thënë se janë të vendosur dhe të përkushtuar maksimalisht qe të gjitha rastet, e me theks të veçantë këtë rast, ta hetojë dhe trajtojë në mënyrë shumë profesionale.

“Bazuar në rezultatin hetimor dhe dispozitat ligjore në fuqi, jemi duke bërë përpjekje qe ky rast të finalizohet sa me shpejt që është e mundur dhe brenda afateve të parapara ligjore”, thuhet në përgjigje. Më 5 mars janë bërë 25 vjet nga sulmi i forcave serbe kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve të tjerë. Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po i bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat serbe e kanë kryer në muajin janar 1998. Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit. Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datave 5 e 6 mars të largohej nga rrethimi dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin e atyre ditëve.

Etiketa: ProkuroriaSpeciale

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Tërmeti, 23 persona vdiqën, i vetmi i mbijetuar: Më shpëtoi …

Tërmeti, 23 persona vdiqën, i vetmi i mbijetuar: Më shpëtoi ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com