GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelenskiy: Nuk tërhiqemi, vijojmë luftimet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fjalimi i Putin, reagon Kievi zyrtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski tha publikisht se trupat ukrainase janë të gatshme për të vazhduar luftimet në Bakhmut, pasi fillimisht u duk se ato do të tërhiqeshin.

Gjatë javëve të fundit, Moska ka dërguar mijëra trupa në përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit në lindje të Ukrainës dhe për të arritur, pas më shumë se gjysmë viti, një fitore në terren.

Forcat ukrainase kanë hapur llogore më në perëndim dhe gjatë ditëve të fundit u duk se po përgatiteshin për t’u tërhequr.

Por gjatë fjalimit të tij të përnatshëm, të hënën, zoti Zelenskiy tha se Kievi ka vendosur jo vetëm që trupat ukrainase të qëndrojë për luftime, por edhe të forcojnë qytetin, me sa duket i bindur se humbjet e Rusisë në përpjekjet për të marrë qytetin, do të jenë më të mëdha se humbjet e Ukrainës.

“Komanda në mënyrë të unifikuar mbështeti vendimin për të mos u tërhequr”, tha zoti Zelensky. “Nuk kishte mundësi të tjera. I thashë komandantit që të gjente forcat e duhura për t’i dërguar në ndihmë të ushtarëve tanë në Bakhmut”, tha Presidenti ukrainas.

Rusia thotë se marrja e kontrollit të Bakhmutit do të ishte një hap i rëndësishëm për zgjerimin e kontrollit mbi këtë territor, në rajonin industrial të Donbasit dhe do të shënonte një fitore të madhe në terren.

“Qyteti është një qendër e rëndësishme për mbrojtjen e trupave ukrainase në Donbas. Vënia nën kontroll e tij do të lejojë kryerjen e sulmeve të mëtejshme në zonat mbrojtëse të Ukrainës”, tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Ekspertë perëndimorë thonë se qyteti i shkatërruar nuk ka rëndësi të madhe, por sulmi i Rusisë mund të synojë arritjen e një fitoreje simbolike në mbyllje të ofensivës dimërore, gjatë së cilës janë rekrutuar mijëra rezervistë dhe luftëtarë të grupit paraushtarak “Wagner”.

Komanda ushtarake ukraninase tha në raportin e së martës se 1, 6000 rusë ishin vrarë në 24 orët e fundit. Të dhënat për viktimat ndër radhët e forcave ruse nuk mund të konfirmohen dhe palët nuk japin në mënyrë të rregullt të dhëna për humbjet e tyre. Por, në të shkuarën, raporte të ngjashme të lëshuara nga Ukraina mbi humbjet e Rusisë, kanë përkuar me dështime të mëdha të sulmeve ruse.

Luftimet në qytet favorizojnë forcat mbrojtëse. Disa zyrtarë ukrainas janë shprehur ditët e fundit se raporti mes humbjeve ndër radhët e ushtarëve rusë dhe atyre ukrainas, ishte 7 me 1.

Për palën ruse, beteja në qytetin e Bakhmutit ka vënë në dukje përçarjen mes forcave të ushtrisë dhe luftëtarëve të grupit paraushtaraka Wagner. Udhëheqësi i tyre, Yevgeny Prigozhin, përmes disa videove, ka akuzuar zyrtarët se nuk po i furnizojnë me armatime njerëzit e tij.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohon që të ketë ndaluar furnizimin me armatime për grupin Wagner, por nuk i është përgjigjur akuzave të fundit të zotit Prigozhin. Deri tani, Kremlini ka heshtur mbi këto përplasje. /Voa/

Etiketa: LuftaukrainaZelensky

Lajme të lidhura

Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Botë

Trump shprehet i bindur se e meriton Çmimin Nobel për Paqen: Është koha, por nuk ua japin njerëzve si unë

15:29 - 08/10/26
Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!
Botë

Rriten tensionet me Iranin, Pentagoni urdhëron ushtrinë: Përgatituni për sulme të reja!

08:32 - 08/10/26
Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë
Botë

Protestat në Francë, kryebashkiaku bëhet “mburojë” për studentët dhe përballet me policinë

15:29 - 07/10/26
Para
Del nga shinat treni, ministri urdhëron hetim urgjent

Del nga shinat treni, ministri urdhëron hetim urgjent

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…
Breaking Views

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…

22:59 - 08/10/26

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me...

Lexo më shumë
Braçe tregon prapaskenat e kërcënimeve nga Rama: Më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

Braçe tregon prapaskenat e kërcënimeve nga Rama: Më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:46 - 08/10/26
Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

Reforma territoriale, Lubonja: Rama dhe rrethi i tij kanë marrë gjithë pushtetin

22:38 - 08/10/26
Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

Doli kundër “Territoriales”/ Berisha sfidon Spiropalin: Ato që the shoqëroji me votë, përndryshe do të ishte fjalimi më hipokrit në histori

22:19 - 08/10/26
“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

“Deputetët e PS do votojnë si ‘çeço’ pro reformës”- Klevis Balliu: Rama i kërcënon me dosje dhe na bëjnë moral për ndryshime

22:07 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com