GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta i përgjigjet Bashës: Ka katër gabime madhore, ka ardhur koha t’i marrë përgjegjësitë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta i përgjigjet Bashës: Ka katër gabime madhore, ka ardhur koha t’i marrë përgjegjësitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku e futi kreun e shtetit pjesë të “trekëndëshi i Bermudës”, Rama-Berisha-Meta.

Në një intervistë për mediat, Meta tha se problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës, bojkoti i reformës territoriale, bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve dhe zerimi i pushtetit vendor.

Mes të tjerash Meta pohoi se tashmë ka ardhur koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre.

“Është e drejta e tij të bëjë lapsuse, edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij, se është i lirë. Unë e kam respektuar gjithmonë dhe jam përpjekur ta ndihmoj që ai të mos gabojë rëndë. Por, më duhet të them që është koha që politikanët në Shqipëri të marrin përgjegjësi dhe jo t’i ikin atyre. Prandaj jemi në një situatë të tillë ku vihet në diskutim edhe legjitimiteti i partisë kryesore të opozitës, pas problemeve të mëdha të legjitimitetit të Parlamentit, të pushteti lokal, të Presidentit” – ka thënë Meta.

Si kundërpërgjigje, Meta ka thënë se problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore, që sipas tij është përgjegjës Basha.

“Nuk është problemi i trekëndëshit që thotë zoti Basha. Ky është problemi i tij. Problemi kryesor në këtë rast është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore,  të cilave ai nuk mund t’i ikë dhe nuk mund t’ua shkarkoj të tjerëve. Dhe kush është ky katërkëndësh i përgjegjësive madhore i cili ka vetëm një rezultat kapjen totale të shtetit sot?

Së pari, bojkoti i reformës administrative-territoriale përpara zgjedhjeve vendore të 2015.

Së dyti, që në momentin që është hedhur ideja e djegies së mandateve kam thënë që kjo është një çmenduri, si do digjni mandatet.

Për çështjen e pushtetit lokal e njëjta gjë dhe po kështu bojkoti i reformës në drejtësi ishte me pasoja katastrofike në kapjen e shtetit.

Bojkoti i reformës administrative-territoriale, bojkoti i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në Parlament dhe zerimi i opozitës nga pushteti lokal, janë 4 përgjegjësi madhore që Lulzim Basha, nuk u ikën dot” – është shprehur Meta.

Kujtojmë që para disa ditësh kreu demokrat Lulzim Basha, ka sulmuar presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Berisha, duke i quajtur si “Trekëndëshi i Bermudës” dhe që kanë marrë peng tranzicionin në Shqipëri.

Etiketa: gabimetIlir MetakohaLulzim Bashapergjegjesite

Lajme të lidhura

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Para
Mohoi se ka qenë në shtëpinë e Argjendit, Eduardi: Ritvana është mashtruese

Mohoi se ka qenë në shtëpinë e Argjendit, Eduardi: Ritvana është mashtruese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26

Edhe banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë dalë kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën,...

Lexo më shumë
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com