GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

FMN: Pasojat e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN: Pasojat e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.

Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së. Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta.

Fondi rekomandon se me karakteristikat specifike të inflacionit në ekonomitë e Rajonit meritojnë vëmendje të mëtejshme. Ndryshe nga BE, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rol relativisht më të madh, ndërsa inflacioni i energjisë një rol më të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Arsyet e rritjes së çmimeve

Peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN:

-Së pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur me 9.4 % në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2%.

Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në Rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale;

-Së treti ndryshimet klimaterike me thatësira e mungesë reshje dëmtuan shumë prodhime vendase sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.

Pesha e produkteve energjetike në shportën e IÇK-së në Ballkan është e ngjashme me atë të BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, por në të njëjtën kohë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor përjetuan inflacion më të ulët të çmimit energjisë krahasuar me BE-në për shkak se përmbushën shumicën e nevojave për konsum nga tregu vendas.

Megjithatë çmimet e larta të karburanteve u përcollën në tregjet e brendshme të Ballkanit dhe ndikuan në çmime më të larta në sektorin e transportit në të gjitha vendet.

Etiketa: FMNinflacionKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com