GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mallra kontrabandë, nën hetim 3 postierë në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mallra kontrabandë, nën hetim 3 postierë në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre punonjës të një poste private në Tiranë janë vënë nën hetim nga policia ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e pronares së një dyqani online.

Policia bën me dije se kjo e fundit sillte në Shqipëri mallra të ndryshëm si veshje apo produkte kozmetike pa faturë doganore dhe i shiste ato pa kupon tatimor.

Njoftimi i policiesë:

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Pakot postare 2”.

Sekuestrohen 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj).

Shpallet në kërkim administratorja e postës private, e cila tregtonte mallrat e kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të punësuar për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot postare 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.

Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: hetimmallrapostiere

Lajme të lidhura

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën
Aktualitet

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

10:34 - 31/05/26
Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin
Aktualitet

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt
Aktualitet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26
Para
Inteligjenca artificiale bëhet pjesë e Qeverisë

Inteligjenca artificiale bëhet pjesë e Qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26

https://youtu.be/L5NuKTcgSLM?si=G-e7d831p4vTd6nX Në Kavajë, demokratët dhe socialistët i bashkon korrupsioni me tenderat. Kështu, në një situatë paradoksale, kompanitë që i mallkon...

Lexo më shumë
Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS

10:51 - 31/05/26
Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

10:34 - 31/05/26
Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë

Festime të çmendura pas finales së Champions League, tifozët përplasen me policinë, qindra të arrestuar në Francë

09:49 - 31/05/26
Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

Jurgen Uldedaj kampion në IBO fiton kundër Austine Nnamdit dhe ngre flamurin në Londër

09:00 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş