GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria nis hetim për verifikimin e pasurisë së Alda Klosit

11:01 - 09/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E plotë/ Mesazhet dhe bisedat me pastruesen, si u fundos Alda Klosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vënies në pranga të Alda Klosit nën tri akuza, mësohet se Prokuroria ka mundur të bie në gjurmët e një tentative për tjetërsim pasurie që gjenden të regjistruara në emrin e zonjës Klosi ose të njerëzve të afërt të saj.

Duke parë se mund të ndërhyhet kryesisht në hipotekë për kalimin te palë të treta të pronave, mësohet se Prokuroria po kërkon identifikimin e tyre me qëllim gjetjen e burimit të këtyre pasurive, sigurisht nëse e pandehura mund t`i justifikojë ato.

Alda Klosi prej më shumë se një muaji gjendet në pranga pasi Prokuroria e Tiranës e akuzoi jo vetëm për fshehje pasurie dhe të ardhurash por edhe për dëshmi të rremë, fakt ky që lidhet kryesisht me dhënien e emrit të të zotit të parave, shifrës prej 120 mijë eurosh që ishin “vjedh” në banesën e saj nga punonjësja Rozeta Dobi. Edhe pse prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi atë çfarë vërtet ka ndodhur, tashmë është fakt se Rozeta Dobi ka treguar se e gjithë shuma e parave dhe sendet e kushtueshme që janë gjetur në shtëpinë e saj i përkasin Alda Klosit dhe se ajo nuk e kishte vjedhur.

Hetimi mbi pronat

Prokuroria nis hetim pasuror për Alda Klosin, vartëses së Arben Ahmetajt në kohën kur ishte ministër në qeverinë Rama. Pas zbulimit të mbi 500 mijë eurove në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetim pasuror për ish-drejtoreshën e Kabinetit të Ministrisë së Financave.

Paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”, tashmë Prokuroria e kryeqytetit ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, burrit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes, përfshi njerëzit e afërt të familjes së saj si edhe kushërinjtë, të cilët ajo i përfshiu vetë në tentativën për të justifikuar shumën e parave që denoncoi të vjedhura. Sipas të dhënave që vijnë nga grupi hetimor bëhet me dije se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, te persona të tretë.

Sipas prokurorëve, hetimi pasuror ka nisur me qëllim marrjen e pasurive që Alda Klosi, nuk është në gjendje t’i justifikojë. Pas dëshmisë së nënë e bir, në prangat e policisë dhe prokurorisë, përfundoi dhe Alda Klosi, shefja e kabinetit të ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj. Qëllimi i prokurorëve të Tiranës mësohet se është vetëm gjatja pronarit dhe burimit real i krijimit të shumës financiare, prej gati 600 mijë euro. Këtë shifër Alda Klosi e mbante në banesën e saj, ku jetonte në kompleksin “Orion Konstruksion” që ndodhet te “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Për këtë çështje që fillimisht u raportua si vjedhje e kryer në bashkëpunim, kanë folur duke bashkëpunuar me prokurorët dy të arrestuarit, Havier Dobi dhe Rozeta Dobi të cilët kanë hedhur dritë mbi skemën që në fakt dukej se ishte e qartë që në krye të herës, edhe pse prokurorisë iu deshën rreth dy muaj për të shkuar tek mekanizmi që ishte përdorur nga Klosi për strehimin e rreth gjysmë milioni euro, para cash, ndërsa janë edhe qindra mijëra euro bizhuteri që janë gjendur në të njëjtën banesë ku u gjetën edhe lekët.

 

Etiketa: hetimKlosiKryesore1prokurori

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
Para
Merrnin 5-100 €, lihen në burg 6 efektivët e Portit të Durrësit

Prokuroria ndryshon akuzën ndaj dhunuesit të kambistit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në punimet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU)...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com