GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtohet frika nga programi iranian i pasurimit të uraniumit

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtohet frika nga programi iranian i pasurimit të uraniumit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA dhe Europa kanë ngritur alarm për Iranin të mërkurën, duke thënë se vendi ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti, dhe thanë se Irani duhet të japë shpjegim se si ndodhi kjo gjë.

Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore (90 për qind).

Mbikëqyrësi bërthamor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjeti grimca të uraniumit të pasuruara deri në 83.7 për qind në Fordou, një objekt i gërmuar në një mal, që është lokacioni i dytë i ditur që konverton dhe pasuron vazhdimisht uraniumin deri në 60 për qind.

“Për sa i përket grimcave të zbuluara të uraniumit të pasuruar në 83.7 për qind, të gjithë anëtarët e Bordit duhet të jenë shumë të shqetësuar nga ky zhvillim alarmant”, u tha në një deklaratë të SHBA-ve në takimin tremujor të Bordit të Guvernatorëve 35-vendesh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

“Irani duhet të ofrojë bashkëpunim të plotë dhe të menjëhershëm për të sqaruar çfarë ka ndodhur dhe për të lehtësuar të gjitha masat e duhura të verifikimit dhe monitorimit që konsiderohen të nevojshme nga Agjencia në mënyrë që çdo ndodhi në të ardhmen të zbulohet menjëherë. Irani duhet të garantojë që një incident i tillë të mos ndodhë më kurrë”, u tha në deklaratë.

Gjithashtu, SHBA-të ngrehën shqetësim për aktivitetet bërthamore të Iranit duke theksuar faktin që “këto zhvillime të reja ndodhën në një strukturë shumë të fortifikuar që fillimisht ishte ndërtuar fshehurazi dhe vetëm thellon shqetësimet tona”.

Shtetet e Bashkuara dhe tre fuqitë kryesore të Europës – Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3 – janë përmbajtur në implementimin e një rezolute që dënon Iranin në këtë takim të bordit, por bënë të qartë se mund të veprojnë ndryshe në një takim të ardhshëm.

Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara.

Por, ish-presidenti amerikan, Donald J. Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje.

VOA

Etiketa: BEIraniokbPasurimi i uraniumitSHBA

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!
Breaking Views

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë
Breaking Views

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26
Para
Daçiç, i qartë në lidhje me propozimin franko-gjerman

Daçiç, i qartë në lidhje me propozimin franko-gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni...

Lexo më shumë
E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, 15 Shtator 2026

07:27 - 15/09/26
Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

“Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”-Protestuesit para Bllokut të Sigurisë: Nuk jeni vetëm!

22:54 - 14/09/26
Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

Përgjimi i ri/ Ron Yeffet bisedon me rusët: Shkoni në Vlorë për gazin, merrem unë me Ministrinë

22:14 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com