GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet, pastrimi i parave, zbulohet roli i kontabilistit që udhëtoi në Tiranë

23:31 - 16/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Bllokohen 18 mln euro, çfarë iu sekuestrua Rezart Taçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjimet për të zbërthyer skemën e pastrimit të parave në shqipëri për llogari të bosave Italianë, kanë zbuluar detaje të reja. Rol kyç në këtë operacion ka kontabilisti Fabio Petruzzella, krahu i djathtë i sipërmarrësit italian Francesco Zummo i hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n.  Në Tiranë sipas medieve italine po hetohen dy llogari, njëra në emër të Zummos dhe tjetra në emër të Petruzzellës me prokurë të posaçme të firmosur nga vetë Zummo.

Kontabilisti dhe “plaku”

Fabio Petruzzella, duke mbajtur poste të ndryshme në kompani të shumta në Palermo, mundi të justifikonte praninë e tij në çdo hap dhe takim krah ndërtuesit Francesco Zummo i cili në përgjime quhej “gjyshi” ose “plaku”. Korrikun e kaluar Zummos iu konfiskuan pasuritë me vlerë prej 150 milionë euro. Në Tiranë po hetohen dy llogari, njëra në emër të Zummos dhe tjetra në emër të Petruzzellës me prokurë të posaçme të firmosur nga vetë Zummo.

Përgjimet e Prokurorisë së Napolit

Gushtin e kaluar, në tryezën e prokurorit të Palermos, Francesco Lo Voi, disa dokumente u dërguan nga kolegët në Napoli, të cilët po hetonin për një trafik ndërkombëtar droge. Mes të përfshirëve ishte edhe Daniele Cestagalli. Në majin e kaluar, Cestagalli ishte përgjuar teksa fliste me Petruzzellan.

Ky i fundit tha: “… nëse arrijnë atje, atëherë ok le të bëjmë një gjë, në vend që t’i zhvendosim nga e njëjta llogari rrjedhëse, unë e hap vetë një dhe e transferoj tek unë … kështu që humben gjurmët…” Sipas hetuesve, ai po fliste për operacionin e madh të pastrimit të parave të Zummos.

Përgjimet, “Ndërkohë, mbajini këto…”

Gjatë të njëjtit takim, Petruzzella sipas medieve italine i kishte dorëzuar Cestagalli-t 70,000 euro cash: “… ndërkohë, mbajini këto…”; “… i keni numëruar tashmë?”. Cestagalli kishte frikë se mos përgjohej. Të nesërmen Cestagalli, siç shkruajnë mediet italine, foli me Rezart Taçin, të cilit i tregoi detaje të operacionit.“…Mbrëmë isha te personi i tij i kontaktit që Fabio Petruzzella …  Zummo dëshiron të largojë gjithçka menjëherë dhe më pas të bëjë një turne në llogarinë e tij të avokatit, domethënë, me pak fjalë, ai i merr këto fonde dhe më pas i transferon menjëherë (në realisht është nje nga kontabilistet me te respektuar te Palermos).

Udhëtimi në Tiranë

Hetuesit shqiptarë kanë treguar mbërritjen në Shqipëri, në Tiranë, të Zummos dhe Petruzzellas më 17 qershor të viti të kaluar. Më pas me makinë u zhvendosën në Mal të Zi për t’u kthyer në kryeqytetin shqiptar të nesërmen. Ata hapën dy llogari në Alpha Bank. Petruzzella tha në bankë se ai ishte avokati i Zummos dhe shpjegoi se i duhej llogaria për të transferuar disa llogari nga Zvicra. “…Ka bërë gjithçka që duhej të bënte, por mungon punonjësi i dytë i bankës, i cili do të kthehet të enjten”, tha Cestagalli duke iu referuar vështirësisë së Petruzzelës në lëvizjen e parave.

“Unë bëj që paratë të zhduken”

Më 24 shtator kontabilisti flet me partneren e tij të cilës i thotë “I bëj të zhduken lekët… nuk janë topa”. Gruaja është e shqetësuar: “Shpresoj të mos shkosh të arrestohesh nesër për pastrimin e parave të Zummos”. Petruzzella përpiqet ta qetësojë: “… Unë që kam ricikluar … bëj disa tërheqje, sjell letrën me firmën e Zummos”. Gruaja: “… po nuk ka shoqatë kriminale?”. “…jo shkova në bankë pashë qindarkat… drejtori Fabio më tha teknikisht transfertën mund ta bëjmë tani…”

Etiketa: Rezart Taci

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Ambasadorja Kim merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Ambasadorja Kim merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën. Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant...

Lexo më shumë
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com