Para pak minutash ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë, Paplekaj proitet të përballet me dëshmitarët e radhës gjatë seancës së sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi 21 prill të vitit 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me të anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike.
I akuzuari direkt për vrasjen, Arbër Paplekajt ndodhet prej muajsh në proces gjyqësor në gjykatën e Elbasanit, ende pa një vendimarrje.
Discussion about this post