GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në prag të zgjedhjeve, presidenti Gjukanoviç kërcënohet me vdekje

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet agjenda, Presidenti i Malit të Zi vizitë zyrtare për herë të parë në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, morën të premten kërcënime me vdekje përmes rrjetit social, Tëitter.

Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter.

Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviçit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviç. Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit.

Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Të mërkurën, nga e njëjta llogari në Twitter u dërguan kërcënime me vdekje edhe ndaj deputetes Draginja Vuksanoviç Stankoviç, e cila po ashtu garon në zgjedhjet presidenciale. Stankoviç i raportoi kërcënimet në polici.

“Kërcënimet cilësohen si vepër penale e rrezikimit të sigurisë dhe prokuroria përgjegjëse është e njoftuar për çdo gjë”, tha Policia e Malit të Zi.

Gjatë vitit të kaluar, Vuksanoviç Stankoviç mori vazhdimisht kërcënime, prandaj, nga mesi i vitit 2022, është nën mbrojtje 24-orëshe të policisë.

Vuksanoviç Stankoviç tha se kërcënimet që ajo merr, janë të motivuara politikisht dhe se nuk do ta ndalojnë atë nga aktivitetet politike, përfshirë fushatën presidenciale.

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i dënoi kërcënimet ndaj Gjukanoviçit dhe Vuksanoviç Stankoviçit, duke thënë se ato duhet të merren seriozisht.

Ai tha se nuk ka arsye për panik, por i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të hetojnë çdo kërcënim.

Etiketa: GjukanoviçkercenimZgjedhje

Lajme të lidhura

Tragjike në Maqedoninë e Veriut! Zbulohen të vdekur tre shqiptarët që rezultonin të zhdukur prej së shtunës
Kosovë & Rajon

Tragjike në Maqedoninë e Veriut! Zbulohen të vdekur tre shqiptarët që rezultonin të zhdukur prej së shtunës

08:56 - 20/07/26
Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!
Kosovë & Rajon

Konjufca i drejtohet BE-së: Dënoni deklaratën e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë!

10:35 - 18/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë
Kosovë & Rajon

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
Para
VIDEO/ Ja si agresori në Gjermani qëllon me armë zjarri

VIDEO/ Ja si agresori në Gjermani qëllon me armë zjarri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League

10:51 - 23/07/26

Pas kualifikimit të suksesshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League, Dinamo City do të zbresë sonte në fushë...

Lexo më shumë
Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon rinia dhe qytetarët shqiptarë

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon rinia dhe qytetarët shqiptarë

10:25 - 23/07/26
Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit “zbukurojnë” me vezë e domate makinën e Iris Luarasit

Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit “zbukurojnë” me vezë e domate makinën e Iris Luarasit

10:18 - 23/07/26
Protestuesi mbulohet me gjak nga plagët në kokë, transportohet me urgjencë drejt ambulancës

Protestuesi mbulohet me gjak nga plagët në kokë, transportohet me urgjencë drejt ambulancës

10:07 - 23/07/26
Tensione para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës kundër protestueve, ata  kundërpërgjigjen me vezë

Tensione para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës kundër protestueve, ata kundërpërgjigjen me vezë

09:45 - 23/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com