GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ngjarja në Fier, Rama mohon dënimin me vdekje, paralajmëron ndryshime në ligj

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjarja në Fier, Rama mohon dënimin me vdekje, paralajmëron ndryshime në ligj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur për ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin, Rama tha para gazetarëve se e kishte pasur të pamundur që të shkruante disa fjalë për ngjarjen mbrëmjen e djeshme, prandaj kishte vendosur të dilte sot në konferencë.

“Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë, dhe duke shqyrtuar të gjithë rrjedhjen e ngjarjes dhe profilin e autorit , mbetet hija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë duhet domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë, për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës. Iu shpreh ngushëllimet prindërve, familjes, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalët mbeten, pjesa tjetër siç e thashë i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës të të gjithë opinionit publik. E pata të pamundur që të shkruaja një tekst për këtë ngjarje, dhe për këtë arsye mu duk më e udhës që ta bëja bashkë me ju sot, në prag të nisjes së një vizitë zyrtare në Romë”, tha Rama.

I pyetur për rikthimin e dënimit me vdekje, kreu i qeverisë tha se kjo nuk mund të ndodhë, the se rikthimi i këtij dënimi nuk është formula për të parandaluar ngjarje të tilla.

“I kuptoj këto reagime, çështja e dënimit me vdekje është e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë, nga vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë ku janë hedhur nga vendet e para hapat për dënimin me vdekje, të bazuar në shumë analiza në shumë fakte, që kanë folur qartësisht, jo vetëm në aspektin moral, por dhe të bazuar te të drejtat e njeriut. Dënimi me vdekje nuk e bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë kanë në gjirin e tyre këto që shkojnë deri në ekstrem të asaj që ka mbetur nga kafsha në qënien e njeriut, kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë dhe shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, siç e the dhe e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë”, u shpreh ai.

Nisur nga ngjarja e rëndë, Rama paralajmëroi një ndryshim të legjislacionit për raste të tilla.

“Në aspektin ligjor Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në legjislacion ka masat më të ashpra, çështja është zbatimi i tyre dhe ajo që përbën një fatkeqësi për ne në shumë vite është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime të tilla. Edhe krime që në mos vrasje, kanë rezultuar në përdhunim apo dhunë, le që janë lënë të lirë apo kanë marrë dënime shumë të ulëta nga sa parashikon ligji dhe pastaj i kanë përsëritur duke shkaktuar plagë krejtësisht të panevojshme. Patjetër që mundësitë për ta rishikuar legjislacioni janë, por është ngritja e trupit gjykues në nivelin e atyre që janë shkruar, të kemi standard demokratike”, deklaroi kreu i qeverisë.

Më herët, Rama i shprehu ngushëllimet familjes, ndërsa për mostrën në fjalë tha se duhet të marrë dënimin me ekstrem.

Etiketa: FierVrasja

Lajme të lidhura

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Para
Botërori/ Ekipet e Evropës që kalojnë në Katar dhe ato në ‘Play-off’

Botërori/ Ekipet e Evropës që kalojnë në Katar dhe ato në ‘Play-off’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

19:43 - 26/08/26

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Agasi ka rënë në pranga në qytetin...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com