GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Skandali, banesat sociale i marrin zyrtarët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Skandali, banesat sociale i marrin zyrtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet me pushtetin në Shqipëri nuk janë të rralla, por në qytetin e Pukës kanë kaluar çdo pritshmëri. Banesat sociale, të cilat duhet t’ju shërbejnë të pastrehëve, kanë përfunduar në duart e pushtetarëve dhe kjo vërtetohet më së miri me anë të listave të përfituesve.

I pari i listës është Enea Sulejmani, djali i kryetarit të Këshillit Bashkiak, Enver Sulejmanit.  Një tjetër përfitues është Bert Gjetaj, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak, Pashkë Gjetaj. Gjithashtu Gisea Terbuni, vajza e Pranvera Terbunit, listëhartueses, është “shpërblyer” me një hyrje. Por absurditeti më i madh me këto banesa është fakti, që përveçse janë zaptuar nga persona që nuk i meritojnë, kanë filluar të kthehen në biznes.

Piranjat arriti të marrë me qira banesën sociale të Demir Syla, i cili e ofron me çmimin 50 euro, një natë. Në bazë të ligjit nr. 22, të vitit 2018 “Për Strehimin Social” përfituesit nuk mund t’i lëshojnë me qira banesat sociale gjatë kohës së shlyerjes së kredisë, por në mungesë të kontrolleve nga autoritetet përkatëse, Demiri vazhdon ta ushtrojë lirisht biznesin e tij.

Në përballjen që Demiri pati me Piranjat, ai e mohoi që e jep me qira banesen e tij, edhe pse fakti është i dokumentuar.

Lidhur me këtë problem kryebashkiaku Gjon Gjonaj u shpreh se është koincidencë që përfitues janë familjarët e institucionit, ndërsa kryetari i Këshillit Bashkiak, Enver Sulejmani deklaroi se përzgjedhja është bërë nga komisioni, i cili ka evidentuar njerëzit që janë më në nevojë.

Lind pyetja: si është e mundur që në Pukë nuk ka familje të tjera në nevojë dhe që plotësojnë kriteret?

Sa i përket rastit të Demir Syla, ai tha se nuk është në dijeni që ky fenomen ekziston te këto banesa.

Por Demiri nuk është i vetmi. Piranjat zbuloi një tjetër përfituese, që nuk plotëson kriteret.

“Është me shoqëri kjo punë. Këtu jemi të gjithë me rroga, e dy makina. Unë e kam shtëpinë shumë të bukur në fshat”- tha ajo me krenari.

Piranjat i bën thirrje autoriteteve që të ushtrojnë kontrolle dhe të marrin masat e duhura. /Syri.net/

 

Etiketa: banesatskandaliSociale

Lajme të lidhura

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK
Aktualitet

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën
Aktualitet

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26
Para
ME VIDEO/ Rindërtohet SKEMA 3D e aksidentit tragjik në Tiranë

ME VIDEO/ Rindërtohet SKEMA 3D e aksidentit tragjik në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK
Aktualitet

Tenderi për avionët kundër zjarreve/ PD ngre akuza ndaj “Air Tractor”, kërkon hetim nga SPAK

13:29 - 06/08/26

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e tenderit për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, me vlerë rreth 15...

Lexo më shumë
Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptarë gjykojnë në raundin e tretë të Conference League

13:12 - 06/08/26
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

12:54 - 06/08/26
Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës, merr numrin që mban në Kombëtare

12:47 - 06/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët janë kundër, unë jam me ta

12:36 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com