GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sulmet ruse, Ukraina rikthen energjinë elektrike

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet ruse, Ukraina rikthen energjinë elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeqyteti i Ukrainës riktheu pjesën më të madhe të furnizimit me energji elektrike të premten, thanë zyrtarët, pasi vendi sërish reagoi me shpejtësi ndaj valës së fundit të sulmeve ruse me raketa që vunë në shënjestër infrastrukturën kritike ukrainase.

Forcat e Kremlinit goditën me raketa Ukrainën në një valë të re sulmesh ajrore, ndërsa vazhdojnë luftimet e ashpra në vijën e frontit në zonat lindore. Qëllimi i dukshëm është të dobësojnë vendosmërinë e Ukrainës dhe të detyrojë qeverinë ukrainase të negociojë për paqe sipas kushteve të Moskës.

Megjithatë sulmet ajrore ruse kanë pasur pak ndikim në rrjedhën e luftës që ka më shumë se një vit që ka filluar. Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington, në një vlerësim tha se “këto sulme me raketa nuk do të dobësojnë vullnetin e Ukrainës e as që do të përmirësojnë pozicionet e Rusisë në vijën e frontit”.

Analisti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov tha se rusët po vënë në shënjestër infrastrukturën civile, sepse ata nuk mund të godasin në mënyrë efikase asetet ushtarake ukrainase.

“Rusëve u mungojnë të dhënat për vendndodhjen e trupave dhe armëve ukrainase, kështu që ata synojnë infrastrukturën civile dhe përdorin të njëjtat metoda të vjetra për të sulmuar civilët për të mbjellë frikë dhe panik në shoqëri”, tha ai.

“Ukraina i ka mbijetuar dimrit dhe goditjeve të Rusisë në sistemin energjetik në pranverë vështirë se kanë kuptim”.

Furnizimi me energji dhe ujë u rikthye në Kiev, tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit. Zoti Popko tha se rreth 30% e konsumatorëve në kryeqytet kanë mbetur pa ngrohje dhe se punimet e riparimit po vazhdojnë.

Furnizimi me energji elektrike u rikthye pothuajse në tërësi në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës, thanë zyrtarët lokalë, dhe e njëjta gjë u bë edhe për një të tretën e konsumatorëve në rajonin jugor ukrainas të Zaporizhzhias.

Sulmi i fundit rus ishte më masivi që prej tre javësh, pasi u lëshuan më shumë se 80 raketa. Gjatë sulmit janë përdorur edhe dronë kamikazë.

Sulmet ajrore që dëmtuan edhe ndërtesat e banimit, shkaktuan vdekjen e gjashtë personave dhe lanë qindra mijëra njerëz pa ngrohje dhe ujë të pijshëm. Ajo që ishte ndryshe kësaj radhe ishte përdorimi i raketave hipersonike Kinzhal nga forcat e Kremlinit, që janë ndër armët më të sofistikuara në arsenalin rus.

Megjithatë, bombardimet në infrastrukturën energjetike që u intensifikuan gjatë vjeshtës së kaluar janë pakësuar së fundmi.

“Intervali midis valëve të sulmeve po zgjatet, sepse Rusia tani duhet të grumbullojë një masë kritike të raketave të prodhuara rishtazi drejtpërdrejt nga industria”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në një vlerësim të publikuar të premten.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sulmet ishin hakmarrje për sulmin në rajonin Bryansk të Rusisë perëndimore për të cilin Moska fajëson Ukrainën. Kievi e ka hedhur poshtë akuzën duke paralajmëruar se Moska mund t’i përdorë akuzat për të arsyetuar shtimin e sulmeve të saj. /Voa/

Etiketa: Rusesulmet

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Kërcitja e shpeshtë gishtave, sa e rrezikshme është për shëndetin

Kërcitja e shpeshtë gishtave, sa e rrezikshme është për shëndetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com