GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Platforma TIK e negociatave me BE ekziston, Mirlinda hedh 1.2 mld lekë për një të re!

12:07 - 11/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Platforma TIK e negociatave me BE ekziston, Mirlinda hedh 1.2 mld lekë për një të re!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Negociatat e anëtarësimit në BE mund të jenë shumë të kushtueshme. Sipas llogarive të drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, vetëm platforma online e zyrës së Kryenegociatorit do të marrë 1.2 miliardë lekë. Ndërkombëtarët kanë vendosur disa kushte që qeveria shqiptare duhet t’i  plotësojë, mes tyre eliminimin e korrupsionit. Por, institucionet tona si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vepron vetëm përmes abuzimeve me buxhetin e shtetit.

Mirlinda Karçanaj është një nga ato që drejton një institucion mjaft të rëndësishëm dhe nuk ka bërë asnjë  investim që do të ndikonte në anëtarësimin tonë në BE. Të dhënat e shtetasve shqiptarë janë të pasigurta, ndërsa qindra miliarda lekë kanë shkuar në tenderë për projekte pa asnjë rezultat. Në agjencinë e Mirlindës po vidhen hapur paratë e taksapaguesve, tashmë edhe nën hundën e europianëve.

Me datë 6 mars 2023, Agjencia Kombëtare e Informacionit ka publikuar një tender me objekt “Ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemit TIK të Integrimit Evropian”.

Bëhet fjalë për sistemin në të cilin punon ministri i Shtetit për Integrimin dhe kryenegociatori për në BE, për përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Për këtë sistem do të shpenzohen 1.2 miliardë lekë! Të paktën kaq ka llogaritur Mirlinda, sepse sipas specialistëve të fushës, për implementimin e një sistemi të tillë mund të bëhen investime modeste. Kujtojmë këtu se platforma TIK e integrimit ekziston tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ku bëhet koordinimi i të gjitha ligjeve dhe vendimeve të qeverisë. Përse të mos shfrytëzohet kjo platformë, ose të zgjerohet kapaciteti i saj?

Çfarë janë këto platforma dhe përse shërbejnë?

Përafrimi i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumenteve strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së kërkon përgatitje dhe konsultim intensiv me të gjithë aktorët. Ato janë tryezat e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin evropian midis Ministrive përgjegjëse për negociimin dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera apo organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilët kanë interes të veçantë në fushat që mbulohen nga këto kapituj.

Tryeza ngrihen për secilin kapitull. Këto platforma janë ngritur qysh nga viti 2015 me VENDIM Nr. 577, datë 24.6.2015 “Për ngritjen e rrjetit të njësive të integrimit evropian dhe rrjetit të njësive të hartimit të legjislacionit të ministrive të linjës”.

Në vijim ka disa vendime të tjera dhe urdhra të qeverisë që rregullojnë këtë proces komunikimi. Kujtojmë se Grupi negociator për aderimin e Shqipërisë në BE kryesohet nga Zef Mazi dhe përbëhet nga gjithë zevëndësministrat e ministrive të linjave për kapitujt e negocimit si dhe përfaqësues nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT.

Tenderi i Mirlindës

E gjithë kjo platformë ekziston. Pra, Mirlinda nuk duhet ta niste nga zero dhe të harxhojë atë shumë tronditëse për sistemin TIK.

Në dokumentin e publikuar thuhet se, 6 muaj do të duhen për implementimin e këtij sistemi dhe do të shpenzohen 760 milionë lekë. Ndërsa 2 vite të tjera do të duhen për mirëmbajtjen dhe vënien në përdorim të tij, shërbim për të cilin do të shpenzohen  230 milionë lekë.

“Fondi limit 106,888,000 (Njëqind e gjashtë milion e tetëqind e tetëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH, ose 929,460 (nëntëqind e njëzetë e nëntë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) EURO pa TVSH.  Vlera e implementimit: 76,928,000 (Shtatëdhjetë e gjashtë milion e nëntëqind e njëzetë e tetë mijë) lekë pa TVSH, për periudhën 6 mujore. Vlera e mirëmbajtjes: 29,960,000 (Njëzetë e nëntë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për periudhën 24 (njëzetë) mujore”, thuhet në dokument.

Kuptohet që këto para do t’i xhirohen ndonjë kompanie si ajo e Ilir Beqjas që përfitoi miliarda lekë për sigurinë e platformës e-Albania.

Dhe në sulmin më të parë nga hakerat iranianë u rrëzua si të ishte faqja e gazetës së një shkolle.

Kështu, puna për përshtatjen e legjislacionit, me shpresë tek Mirlinda, mbase nis nga viti 2024. Ndërkohë prej disa vitesh nga BE është vendosur si kusht implementimin i rregullave, ligjeve sipas standardeve europiane. Në këto dy vite kryeministri ynë ka pasur gjuhë të ashpër ndaj ndërkombëtarëve për vonesat e negociatave.

Tani që BE i ka hapur negociatat me Shqipërinë, Mirlinda nuk e paska pasur gati platformën TIK. Dhe menjëherë lindi ideja për këtë tender, që e ka vlerën me shumë zero!

Lexo edhe AKSHI në çmenduri, 13 denoncime në 1 ditë për 11.3 mld lekë tendera të Mirlinda Karçanajt

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimmirlinda karcnajpltaforma e negociatavetender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Me emigrantë të paligjshëm në automjet, pranga 32-vjeçarit

EMRI/ Vodhi makinën e një shtetasi, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com