GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shpenzime luksi/ Skerdi i OST-së, 290 mln lekë për makina me qira

14:02 - 11/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Sistemit të Transmetimit zhytet në luks dhe rrit shpenzimet. Që nga fundi i vitit 2022 qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë çmimin e energjisë shumë më të lartë se në rajon, edhe pse kemi vetë kapacitete prodhuese. OST është një nga kompanitë publike që përcakton koston e energjisë elektrike për konsumatorin përmes aplikimit tek Enti Rregulltor i Energjisë.

Në një intervistë televizive, kreu i OST, Skerdi Drenova, tha se për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimit në bursa, institucioni është detyruar të rrisë kostot e shpërndarjes së energjisë në vend.

Gjithashtu, ai tha se OST nuk është në gjendje të mirë financiare për shkak të borxheve. Por, faktet tregojnë se arka e OST-së boshatiset për shpenzime luksi për drejtorin dhe stafin.

Këtë mund ta shohim dhe në tenderin e fundit të regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Automjete me qira operacionale leasing”. Për marrjen e këtyre makinave me qira, OST do të shpenzojë 290 milionë lekë.

Këto para mund të investoheshin në përmirësimin e rrjetit për të ulur humbjet në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike tek qytetarët dhe bizneset.

Makina me qira për 5 vjet

Ndërkohë, vihet re se kreu i OST-së është siguruar që këto makina me qira të jenë në dispozicion për më shumë se 5 vjet. Drejtori planifikon jetë luksoze për 5 vjetët e ardhshme! Këto kontrata afatgjata për një shërbim të tillë lënë vend për t’u hetuar! Nëse i referohemi ligjit të prokurimit, këtu kemi të bëjmë me dhënien koncesion të transportit të OST-së.

Gjithsesi, ne konstatojmë se po bëhen shpenzime shumë të larta për një shërbim të tillë. Për të tjerat i mbetet SPAK-ut të hetojë.

Kujtojmë se në vitin 2021, Operatori i Sistemit të Transmetimit propozoi një rritje të tarifës mesatare të transmetimit të energjisë me 96%. Pra, nga 0.75 lekë për kilovat orë që është, në 1.54 lekë për kilovat orë për një periudhë rregullatore 3-vjeçare, 2022-2024, një tarifë mesatare transmetimi prej 1.47 lekë për kilovat orë. Me siguri, “drejtori i luksit” kishte futur në shpenzime edhe makinat me qira!

Qokat e drejtorit me postet në OST

Skerdi Drenova është i njohur për abuzimet dhe organizimin nepotik të OST-së. Para se të emërohej nga Belinda Balluku në krye të kompanisë më 2019, Skerdi ka qenë vartës i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës. Ai mbante postin e Kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit. Menjëherë pasi shkoi aty, drejtori i bëri qokën Veliajt duke marrë në punë bashkëshorten e tij.

Ajola Xoxa ka marrë emërimin si “Këshilltare e Jashtme” në Kabinetin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Paga e saj është sa e një ministri! Dokumenti “marrje në punë” daton në 3 Tetor 2019. Në bazë të këtij dokumenti, Ajola Xoxe do të përfitojë pagën mujore prej 127.500 lekë të reja në muaj (1.2 milionë lekë të vjetra/muaj). Ndërkohë, Ajola është e regjitruar edhe në QKR si konsulente juridike. Pra, kontrata është bërë për të marrë ca lekë Ajola.

Kujtojmë, se Drenova u vu në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke zëvendësuar Gentian Gradecin. Ky i fundit u detyrua të japë dorëheqjen pas shpërthimit të skandalit me ‘DH-Albania”, një kompani fiktive, e cila kishte arritur të fitonte një tender të majmë nga OST-ja. Rrugën e Gradecit po e ndjek Drenova!

Etiketa: abzimmakina me qiraOSTSkerdi Drenovatender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Olta Gixhari shpërthen në lot dhe kërkon të ikë nga BBVIP

Olta Gixhari shpërthen në lot dhe kërkon të ikë nga BBVIP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com