GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Së shpejti ndahen çmimet Oscar, ja pretendentët

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Së shpejti ndahen çmimet Oscar, ja pretendentët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për filmat më të mirë të Hollivudit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Los Anxhelos, Mike O’Sullivan kjo ngjarje pritet të tërheq vëmendjen e publikut. Materiali na njeh me pretendentet kryesore për të marrë çmim.

Tapeti i kuq është shtruar ndërsa aktorë, regjisorë dhe figura të tjera të njohura bëhen gati të konkurrojnë për çmimet Oscar. Ky është kulmi i vitit për industrinë e filmit dhe për kandidatët e çmimeve kryesore, duke përfshirë aktoren Michelle Yeoh dhe regjisorë e aktorë të tjerë të filmit “Everything Everywhere All at Once”.

Cate Blanchett është gjithashtu një nga pretendentet kryesore për të marrë çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj si dirigjente e muzikës klasike në filmin “Tár”. Të dy filmat janë në mesin e 10 kandidatëve në kategorinë e filmit më të mirë.

Në mesin e tyre është edhe filmi “Elvis”, i cili tregon historinë e ikonës së muzikës pop, Elvis Presley. Aktori, i cili luan rolin kryesor në këtë film, Austin Butler, është kandidat për çmimin e aktorit më të mirë. Bernard Hiller, një mësues aktrimi, i cili ka intervistuar fituesit për klasën e tij të aktrimit, thotë se Hollivudi i merr seriozisht çmimet Oscar.

“Çmimet Oscar janë shumë të rëndësishme për filmin dhe për aktorët sepse janë një njohje nga industria se ju keni ofruar diçka unike”, thotë ai. Brendan Fraser nga filmi “Balena” është një tjetër pretendent kryesor në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e tij të një burri mbipeshë dhe marrëdhënies së tij të turbullt me vajzën e tij.

Filmi “The Banshees of Inisherin”, i cili shtjellon tensionet mes miqve në një fshat irlandez, konkurron në dy kategori, atë për aktorin më të mirë kryesor, për interpretimin e aktorit Colin Farrell dhe atë të aktorit më të mirë në rolet mbështetëse, për aktorët Brendan Gleeson, Barry Keoghan dhe Kerry Condon.

Një nga konkurrentët e aktores Kerry Condon është Angela Bassett, për rolin e saj mbështetës në filmin e kompanisë Marvel “Black Panther: Wakanda Forever”. “The Fabelmans”, një film i bazuar në jetën e hershme të regjisorit Steven Spielberg, është gjithashtu një nga kandidatët për të marrë çmimin e filmit më të mirë.

Edhe filmi gjerman “All Quiet on the Western Front”, i bazuar në një roman klasik kundër luftës së vitit 1929 është kandidat në kategorinë e filmit më të mirë si dhe favorit në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Krahasimi i filmave dhe aktrimit është një punë e vështirë, thotë mësuesi i aktrimit Bernard Hiller.

“Kjo është e vështirë sepse disa aktorë kanë skena dramatike, fituese të çmimit Oscar dhe disa jo. Pra, është një lloj krahasimi i dy gjërave të ndryshme. Duhet të zgjedhësh se cila është shfaqja më e mirë, më argëtuese. Mos e merrni shumë seriozisht”, thotë ai.

Disa nga kandidatë për Oscar janë të bazuar në histori të vërteta, duke përfshirë filmin “Navalny”, i cili shpjegon historinë e komplotit për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Pavarësisht disa temave serioze, ceremonia e çmimeve Oscar shënohet si një moment argëtimi, ku adhuruesit shprehin mbështetjen për filmat e tyre të preferuar dhe për njerëzit që i realizojnë këta filma. /Voa/

Etiketa: amerikacmimetoskar

Lajme të lidhura

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para
Bayern shkatërron Augsburg-un

Bayern shkatërron Augsburg-un

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

17:28 - 06/10/26

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të turit të 1/32-ve të finales së Kupës së Shqipërisë. Flamurtari, Skënderbeu dhe...

Lexo më shumë
Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26
Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

16:14 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com