GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Prova e gjyshes – Historia domethënëse mbi përballjen e sfidave

20:09 - 30/03/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Prova e gjyshes – Historia domethënëse mbi përballjen e sfidave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua e re shkoi një ditë gjyshja, dhe nisi t’i rrëfejë mbi jetën e saj, dhe se si gjërat ishin kaq shumë të vështira për të. Ajo nuk e dinte se si do t’ia dilte, dhe donte që të hiqte dorë nga gjithçka. Ishte e lodhur duke luftuar vazhdimisht. Dukej sikur sapo një problem zgjidhej, shfaqej në çast një problemi i ri.

Pasi e dëgjoi pa e ndërprerë, gjyshja e mori me vete në kuzhinë. Ajo mbushi 3 tenxhere me ujë. Në të parën hodhi karota, në të dytën disa vezë dhe tek e treta disa kokrra kafeje. Ajo ndezi sobën dhe i la që të ziejnë të tria për rreth 20 minuta. Më pas i nxori karotat dhe i vendosi në një tas.

Po ashtu nxori vezët nga tenxherja e dytë dhe i vendosi në një tas tjetër. Më pas mblodhi kokrrat e kafesë dhe i vendosi në një tasin e tretë. Duke u kthyer nga mbesa e saj, ajo e pyeti:”Më trego çfarë po shikon?”. “Karota, vezë dhe kafe”- u përgjigj gruaja e re.

Ajo e afroi më pranë dhe i kërkoi të prekte me dorë karotat. Mbesa i preku dhe vuri re se ato ishin zbutur. Më pas i kërkoi të merrte një vezë nga tasi i dytë dhe ta thyente. Pasi i hoqi lëvozhgën, ajo pa vezën e zier. Në fund i kërkoi të pinte lëngun që kishte lexuar kafeja nga tasi i tretë. Mbesa buzëqeshi, ndërsa shijoi aromën e saj të fortë. Më pas e pyeti gjyshen e saj “Ç’kuptim ka kjo gjë?”.

Gjyshja e saj  i shpjegoi se secili prej këtyre objekteve ishte përballur me të njëjtën fatkeqësi – ujin e valuar – por secila kishte reaguar ndryshe. Karota u fut në tenxhere e fortë, por kur iu nënshtrua ujit të valuar, u zbut dhe u dobësua. Veza ishte e brishtë. Lëvozhga e saj hollë e jashtme e mbronte brendësinë e saj të lëngshme.

Por kur u fut në ujin e vluar, edhe brendësia e saj u ngurtësua. Ndërkohë, kokrrat e kafesë mbetën po të forta. Edhe pasi qëndruan për 20 minuta në ujin e valë ato kishin arritur të ndryshonin ujin dhe jo e kundërta. “Cila nga këto je ti? Si reagon kur fatkeqësia të troket në derë? Si një karotë, vezë apo një kokërr kafeje?”.

Edhe ju mendoni pak për këtë: Cili jam unë? A jam ajo karota që duket e fortë, por përballë dhimbjeve dhe fatkeqësisë, zbutem dhe e humbas forcën time? Apo mos jam veza që në fillim ka një rezistencë të admirueshme, por që ndryshon pas ekspozimit ndaj të nxehtit?

A kishe një shpirt të gëzueshëm, por pas një vdekjeje, ndarje, vështirësie financiare apo ndonjë sprove tjetër, je bërë më e ngurtë?

Apo je si kokrra e kafesë? Në fakt ajo e ndryshon ujin e nxehtë, dhe është pikërisht rrethana që shkakton edhe dhimbjen. Kur uji nxehet, kokrra e kafes e lëshon aromën. Nëse jeni si kjo e fundit, edhe kur gjërat janë në situatën më të keqe, përmirësoheni dhe e ndryshoni situatën që ju rrethon dhe nuk lejoni që situata t’iu ndryshojë ju.

/Bota.al/

Etiketa: histori

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Apple pritet të prezantojë kufjet e realitetit virtual

Apple pritet të prezantojë kufjet e realitetit virtual

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26
Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

10:04 - 05/02/26
Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com