GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Goli i Rabiot ka vënë në dyshim integritetin e garës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Goli i Rabiot ka vënë në dyshim integritetin e garës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë të mbaruar polemikat për golin e Adrien Rabiot në fitoren 4-2 ndaj Sampdorias, pasi VAR nuk i konsideroi pamjet e mesfushorit të Juventusit të mjaftueshme për të anuluar golin.

Loja ishte e barabartë në 2-2 kur francezi kontrolloi krosin e Nicolo Fagiolit me gjoks dhe e fut topin në rrjetë.

Trajneri i Sampdorias, Dejan Stankoviç ishte i tërbuar në intervistat e tij pas ndeshjes, duke këmbëngulur se goli duhej të anulohej për lojë me dorë.

Me siguri ekziston dyshimi për lojë me dorë, pasi duket se i lëviz mëngët e fanellës, por pamjet nga këndvështrime të ndryshme janë të pamjaftueshme për të garantuar ndërhyrjen e VAR-it për një gabim të qartë dhe të dukshëm.

Sky Sport Italia, DAZN dhe të tjerët të gjithë dolën me të njëjtin përfundim – ndoshta ishte lojë me dorë, por VAR nuk kishte pamjet për të dëshmuar se ishte lojë me dorë nga Rabiot.

Ndërsa ai shënoi golin, do të ishte e parëndësishme nëse loja me dorë do të ishte e paqëllimshme, për sa kohë që ai përdorte krahun për të kontrolluar topin, kjo do të mjaftonte për të mos lejuar si të rregullt.

Edhe Rabiot dukej shumë i vetëdijshëm për rrezikun që do të anulohej, pasi hezitoi të festonte dhe shikoi ndihmësin e gjyqtarit.

Është gjithashtu shqetësuese që një arenë moderne si Allianz Stadium nuk ofron kënde më të mira kamerash për një incident që ndodhi brenda zonës së rreptësisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë, pasi në fillim të këtij sezoni Juves iu anulua një gol kundër Salernitanas për pozicion jashtë loje, sepse kamerat e VAR-it nuk e kishin kapur lojtarin e këtyre të fundit duke i mbajtur futbollistët e Zonjës së Vjetër në lojë.

 

 

Telegrafi

Etiketa: JuventusRabiot

Lajme të lidhura

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar
Sport

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026
Sport

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi
Sport

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Para
Fundjava kuqezi, Seferi e Uzuni nuk ndalen

Fundjava kuqezi, Seferi e Uzuni nuk ndalen

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com