GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zvarritja e gjykimit, GJKKO paralajmëron Shullazin: Nëse nuk paraqiten avokatët do gjykoheni pa mbrojtje

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zvarritja e gjykimit, GJKKO paralajmëron Shullazin: Nëse nuk paraqiten avokatët do gjykoheni pa mbrojtje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosparaqitja e përfaqësuesve ligjor të Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani, kanë detyruar Gjykatën e Posaçme të Apelit të paralajmërojë dy të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të marr vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Mungesa e avokatëve të të hetuarve ka bërë që çështja të zvarritet për të paktën dy vite, duke bërë që Gjykata e Apelit të mos nis gjykimin për 5 të pandehurit, të cilët rezultojnë të dënuar në shkallë të parë me 54 vite burg në total. Mbi ta rëndojnë akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Me këtë vendim treshja e Apelit synon të zhbllokoj procesin, i cili nëse vazhdon me shtyrje, pritet të tejkaloj afatet e një gjykimi normal.

Emiljano Shullazi, personazh mjaft i lakuar i botës së krimit në Tiranë, përfundoi në pranga në prill 2016, pas denoncimit se ishte përfshirë në garën për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tiranës përmes kërcënimit të kandidatit Mynyr Koni.

Më 13 nëntor 2018, Shullazi u dënua me 14 vjet burg për zhvatje pasurie, kërcënime dhe grup të strukturuar kriminal pas një procesi me shumë zvarritje në shkallë të parë, që shënoi si pikë kulminante edhe zhytjen në kolaps të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Katër të akuzuarit si anëtarë të bandës së tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi u dënuan me 41 vjet në total.

Vendimi i shkallës së parë u apelua në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda si nga Prokuroria, ashtu edhe nga të pandehurit. Megjithatë, shqyrtimi gjyqësor ka mbetur në vendnumëro prej më shumë se një viti.

Gati 2/3 e seancave gjyqësore kanë dështuar për shkak të mungesës së avokatëve të zgjedhur apo të caktuar kryesisht. Ndërsa pjesa tjetër e seancave dështuan për shkak të pamundësisë së formimit të trupës gjyqësore.

Etiketa: avokatEmiljano ShullaziGJKKOGjykata e Apelitgjykim

Lajme të lidhura

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale
Aktualitet

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Para
Real Madrid bën gati listën me lojtarët që do shesë

I ofrojnë 30 milionë euro, Reali refuzon të shesë 30-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com