Prej dy ditësh Luizi ka qenë me dhimbje koke, shqetësim që e ka shprehur disa herë në shtëpi. Gjendja jo e mirë shëndetësore, e shtyu atë të ndërpriste lojën siameze dhe nuk ka qenë shumë aktiv si çdo herë tjetër në shtëpi.
Teksa ishte shtrirë në krevat, Kiara shkoi te Luizi dhe i tha atij të mos e bëjë aq tragjike dhimbjen e kokës, se po i “nxihet” jeta me ankesat e tij.
Ajo shtoi se ankesat e Luizit, që ajo i quajti përkëdhelje, po e nxjerrin atë shumë keq në publik, prandaj sipas saj, ajo lexoi një “mal” me mesazhe negative, të cilat iu shfaqën nga Vëllai i Madh si avantazh që iu dha në lojë, për shkak se ishte lidere.
Ndonëse Luizi i tha Kiarës se është vërtetë pa qejf, kjo e fundit nuk e besoi dhe u largua nga shtrati.
Discussion about this post