GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen me 6 miliardë dollarë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Britania rrit buxhetin për mbrojtjen me 6 miliardë dollarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik Rishi Sunak premtoi rritjen e shpenzimeve ushtarake me 6 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme, në përgjigje të sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe “sfidës epokale” nga Kina.

Rritja buxhetore, pjesë e një rishikimi madhor të politikave të jashtme dhe të mbrojtjes së Britanisë, është sidoqoftë më pak se ç’kishin kërkuar zyrtarët e mbrojtjes.

Sunak tha se Britania do t’i rrisë shpenzimet ushtarake në nivelin 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto “në periudhën afatgjatë”, por nuk caktoi një datë për këtë. Aktualisht, Britania shpenzon pak mbi 2% të PBB-së dhe drejtuesit ushtarakë dëshirojnë që kjo shifër të rritet në 3%.

Fondet shtesë do të përdoren pjesërisht për të plotësuar rezervat me municione të Britanisë, që u përdorën për të furnizuar Ukrainën për t’u mbrojtur nga Rusia. Një pjesë e fondeve do të shkojë për marrëveshjen Britani-SHBA-Australi për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore.

“Bota është bërë më e paqëndrueshme, kërcënimet ndaj sigurisë tonë janë shtuar”, i tha Sunak kanalit BBC. “Është e rëndësishme që të mbrohemi nga këto”.

Britania është gjithashtu gjithnjë e më e shqetësuar për atë që qeveria e quan “sfida përcaktuese epokale e paraqitur nga aktiviteti gjithnjë e më shqetësues ushtarak, financiar dhe diplomatik i Partisë Komuniste Kineze”.

Agjencitë britanike të zbulimit kanë shprehur shqetësim në rritje për fuqinë ushtarake të Kinës, aktivitetet e fshehta dhe demonstrimin e forcës ekonomike.

 

 

 

Etiketa: brotanibuxhetmbrojtje

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Superkupa, motivet pse Italia kopjoi Spanjën

Superkupa, motivet pse Italia kopjoi Spanjën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com