GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra në Tiranë, dyshohet si shenjë hakmarrje nga Ervis Martinaj

14:03 - 14/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Tiranë, dyshohet si shenjë hakmarrje nga Ervis Martinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atentati në Don Bosko me një grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u ekzekutuan njëri pas tjetrit përgjatë dy viteve të fundit.

Këto janë dyshimet e forta të policisë që po heton për identifikimin e autorëve të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ky dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit dhe vëllezërve të tij që ndodhet në rrugën Anastas Shundi.

Policia po heton disa nga njerëzit që kanë patur miqësi dhe lidhje me “mbretin e lojërave të fatit”, dhe prej zhdukjes pa gjurmë të Ervis Martinaj, ata ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin në publik. Ka dyshime të forta që ata janë riorganizuar gjatë këtyre muajve për të goditur në shenjë hakmarrje kundërshtarët e tyre. Megjithatë, asnjëri prej këtyre personave të skeduar nuk janë shoqëruar dhe sipas sistemit TIMS të paktën njëri prej tyre rezulton jashtë, por hetuesit thonë se ai mund të jetë kthyer sërish në fundjavë nga ku mund të kalojë pa u regjistruar.

Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ është arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit. Ai është dyshuar me herët për atentatin me 3 të vrarë tek mbikalimi i Fushës-Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës. Për të rënë në gjurmët e autorëve policia po sekuestron kamerat e sigurisë, përgjatë rrugës që kanë ndjekur ekzekutorët nga Don Bosko deri në fshatin Likmetaj ku ata dogjën makinën që përdoren në atentat.

Etiketa: Kryesore1MartinajmasakraTirane

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Rita Ora vlerësohet nga kritika për veshjet e saj

Rita Ora vlerësohet nga kritika për veshjet e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com