GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Norvegjia blen helikopterë ushtarakë amerikanë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Norvegjia blen helikopterë ushtarakë amerikanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Norvegjia njoftoi se po blen gjashtë helikopterë Seahawk të prodhimit amerikan. Blerja e këtyre helikopterëve do t’i kushtojë këtij shteti mbi 1 miliard dollarë dhe ato po blihen për të zëvendësuar flotën norvegjeze me helikopterë evropianë të llojit NH90 pas një serie të vonesave dhe problemeve.

Pas shumë vonesave për transportimin dhe problemeve me performancë, Qeveria norvegjeze qershorin e kaluar anuloi kontratën për furnizim me 14 helikopterë NH90 nga koncersiumi evropian, NH Industries.

Gjashtë prej këtyre fluturakeve ishin të destinuara për marinën norvegjeze që të luftojë kundër nëndetëseve dhe tetë për vëzhgim dhe misione të shpëtimit nga rojet detare.

Norvegjia tani ka porositur gjashtë MH-60R Seahawk nga kompania prodhuese amerikane, Sikorsky. Blerja e këtyre fluturakeve vlerësohet se Norvegjisë do t’i kushtojë 1.1 miliard dollarë.

Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë tha se helikopterët “fillimisht do të përdoren nga rojet bregdetare, por gjithashtu do të jenë të gatshëm që të pajisen për operacione kundër nëndetëseve”.

“Me helikopterët e rinj detarë, ne vazhdojmë të forcojmë gatishmërinë e mbrojtjes, prezencën dhe vigjilencën në veri” ku shteti anëtar i NATO-s, Norvegjia, ndan kufirin me Rusinë, tha në një konferencë për media ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

Helikopterët e rinj pritet të dërgohen në Norvegji midis viteve 2025 dhe 2027.

Për të justifikuar numrin e vogël të helikopterëve sesa ishte parashikuar fillimisht, Gram tha se disa misione do të kryhen me dronë. Ndërkaq, sa i përket furnizimit të marinës norvegjeze me katër fregata, autoritetet nuk kanë vendosur ende./REL

Etiketa: helikopterë ushtarakëNorvegjia

Lajme të lidhura

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave
Aktualitet

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar
Botë

I vrarë dhe me duart e lidhura brenda makinës së fundosur, viktima dyshohet se është shqiptar

15:03 - 09/09/26
Para
KUJDES! Këto ushqime rrisin sheqerin në gjak

KUJDES! Këto ushqime rrisin sheqerin në gjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbete aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë
Aktualitet

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbete aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

12:34 - 10/09/26

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, priti në një takim...

Lexo më shumë
Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Ngërçi me pagat/ Kryetarët e gjykatave ndërmarrin veprimin e radhës, kallëzojnë ministrin e Financave në SPAK

Ngërçi me pagat/ Kryetarët e gjykatave ndërmarrin veprimin e radhës, kallëzojnë ministrin e Financave në SPAK

12:00 - 10/09/26
Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e  Ahmetajt dhe hetoni

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e Ahmetajt dhe hetoni

11:35 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com