GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Birra shqiptare rrezikon ‘zhdukjen’, ngrihet akciza dhe importi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fabrikat e birrës po shohin transferimin e prodhimit në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove për shkak të dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023.

Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative për fabrikat e birrës. Për shkak të çmimit të lartë nga kostot e shtrenjtuara, birra shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, ndërsa importet janë shtuar në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës është ulur 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit.

Akciza

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor” se situata në sektorin prodhues vijon të jetë e rënduar, pasi birra e importit po shitet me çmim nën nivelin e birrës shqiptare.

“Gjendja në sektorin e prodhimit të birrës është përkeqësuar. Nga rritja e akcizës, kostoja prodhuese e birrës u shtua 18 lekë për litër. Në këto nivele u rrit edhe çmimi i birrës. Por birrat e importit po shiten me çmim më të lirë se ato vendase apo disa marka të tjera të huaja kanë çmim të njëjtë me birrën vendase. Birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, madje rrezikon të zhduket. Për këto arsye fabrikat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe për muajin mars, pasi nuk kanë shitje”, pohoi ai.

Dyfishim i lendës së parë

Prodhues të tjerë ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostos dyfishimin e çmimit të lëndës së parë që përdoret në prodhim, birrës malto nga 1 janari 2023.

Kompanitë pohuan se janë detyruar të rrisin çmimet 18 deri 20 lekë më shumë, ndërkohë që birrat e importit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po shiten 10 lekë më pak se ajo vendase.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Stefan Pinguli parashikon thellim të krizës përgjatë muajve të verës, çka do të rrezikojë pamundësinë e kompanive për të paguar punonjësit.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.

Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Më herët Ministria e Financave e pyetur nga Monitor tha se heqja e tarifave të diferencuara jo vetëm janë kërkesë e FMN-së dhe institucioneve të BE-së, por nga ana tjetër, gjykoi se zbatimi mbi një dekadë i tyre te birra ka forcuar kompanitë shqiptare të birrës për t’u përballur me konkurrencën globale.

Pinguli propozon si zgjidhje shtrirjen progresive të akcizës ndër vite, një masë që do të lehtësonte sipërmarrësit. Fillimisht në relacionin e projektbuxhetit 2023 parashikohej se ky ndryshim fiskal do të zbatohej shkallë-shkallë ndër vite, deri sa të arrihej unifikimi.

 

Etiketa: akcizbirraimport

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
FT për Shqipërinë: Bandat janë zgjeruar deri në Amerikën Latine

FT për Shqipërinë: Bandat janë zgjeruar deri në Amerikën Latine

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com