GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E quajti ‘mosmarrëveshje territoriale’, DeSantis ftohet në Ukrainë

14:07 - 15/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
E quajti ‘mosmarrëveshje territoriale’, DeSantis ftohet në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina e ka ftuar për vizitë guvernatorin e Floridës dhe kandidatin e mundshëm për president të Shteteve të Bashkuara, Ron DeSantis, pasi ai e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës si “mosmarrëveshje territoriale”.

Në SHBA pritet gjerësisht që DeSantis të garoj për president të vendit në zgjedhjet e vitit 2024. Ai e komentoi luftën në Ukrainë në një pyetësor që iu dërgua kandidatëve të mundshëm për president brenda Partisë Republikane.

Ndaj komenteve të DeSantis-it kanë reaguar disa senatorë të partisë, duke e akuzuar për shpërfilljen dhe minimizimin e krimeve të dyshimta të luftës nga Rusia në Ukrainë, raporton televizioni BBC.

“Përderisa SHBA-ja ka shumë interesa jetike kombëtare – sigurimi i kufijve tanë, adresimi i krizës së gatishmërisë brenda ushtrisë sonë, arritja e sigurisë dhe pavarësisë energjetike dhe kontrollimi i fuqisë ekonomike, kulturore dhe ushtarake të Partisë Komuniste të Kinës – ngatërrimi i mëtejmë në një mosmarrëveshje territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë nuk është nuk është njëri prej tyre”- shkroi guvernatori në përgjigjen e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, i kritikoi komentet e DeSantis-it dhe publikoi në rrjete sociale një ftesë për të martën.

“Ne jemi të sigurt se si ish-oficer i lartë ushtarak i angazhuar në një zonë luftimesh, guvernatori Ron DeSantis e di dallimin mes një “mosmarrëveshjeje” dhe luftës”- tha Nikolenko.

“Ne e ftojmë atë që ta vizitojë Ukrainën për të marrë një të kuptuar më të thellë të pushtimit të plotë të Rusisë dhe për rreziqet që ai i paraqet ndaj interesave të SHBA-së”- shtoi ai.

As disa anëtarë të Partisë Republikane në SHBA nuk ishin të kënaqur me komentet e guvernatorit të Teksasit. Senatori nga Karolina e Jugut dhe aleati i ish-presidentit Donald Trump, Lindsey Graham, tha se komentet e DeSantis-it paraqesin një “keqkuptim të situatës” nga guvernatori.

Senatori Thom Tillis tha se konflikti nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë. “Ekziston një krizë humanitare. Atje po kryhen krime lufte”- tha ai.

Etiketa: Ron DeSantisSHBAukraina

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Celibashi nuk e legjitimoi kryetar të PD, Berisha e ankimon në KAS

Celibashi nuk e legjitimoi kryetar të PD, Berisha e ankimon në KAS

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com