GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia vazhdoi sulmet e pandërprera në Bahmut, duke synuar objektivat civile, tha ushtria ukrainase më 15 mars, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se do të vazhdojë ta mbrojë qytetin në rajonin lindor të Donjeckut dhe t’i shkaktojë humbje maksimale armikut.

Rusia nisi më shumë se 90 sulme të pasuksesshme përgjatë vijës së frontit në lindje, me fokus në Bahmut, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në konferencën e së mërkurës.

Përveç Bakhmutit, i cili ka qenë epiqendra e luftimeve për muaj me radhë, forcat ruse “përqendruan përpjekjet e tyre sulmuese në kryerjen e operacioneve në drejtimet Lyman, Avdijivka, dhe Shahtarsk”, raportoi ushtria.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, i tha televizionit ukrainas më 14 mars se luftime të ashpra po zhvillohen gjithashtu rreth Kreminës dhe vendbanimeve të tjera në veri të Bahmutit.

Shefi i Uagner-it, Yevgeny Prigozhin – i cili e ka postuar një video ku shihet në qendër të Bahmutit – e ka pranuar se luftëtarët e tij po përballen më shumë vështirësi për të marrë kontrollin e qytetit.

Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qytetit është nën rrënoja, dhjetëra mijëra persona janë vrarë, dhe rëndësia strategjike është minimizuar nga shefat e Pentagonit dhe NATO-s. Presidenti Zelensky, e ka përshkruar “Fortesën e Bahmutit” si simbol të sfidës, që po përgjak ushtrinë ruse.

Për Moskën, rënia e qytetit që ajo e quan me emrin e epokës sovjetike, Artiomovsk, do të ishte fitorja e parë e madhe që nga mesi i vitit 2022 dhe do të ishte një shtytje për luftën e saj të gjerë kundër Ukrainës.

Lufta për Bahmutin është konsideruar si një prej betejave më të ashpra prej kur Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Qyteti ka qenë dëshmitarë i masakrave edhe më herët: gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat pushtuese naziste grumbulluan 3 000 hebrenj në një minierë dhe i vranë. /Rel/

Etiketa: luftimetvazhdojnë

Lajme të lidhura

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Botë

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

10:50 - 13/10/26
Para
Lufta ka shkaktuar humbje, Rusia nis fushatën e rekrutimeve

Lufta ka shkaktuar humbje, Rusia nis fushatën e rekrutimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti i Mjekësisë në protestë: Rama nuk ikën në mënyrë paqësore, ky është revolucion
Aktualitet

Studenti i Mjekësisë në protestë: Rama nuk ikën në mënyrë paqësore, ky është revolucion

12:22 - 14/10/26

Një student i Mjekësisë, i maskuar dhe pjesë e protestës para Ministrisë së Arsimit, ka deklaruar se është i gatshëm...

Lexo më shumë
Socialisti djeg teserën e PS në protestën e studentëve: Nuk e dua më këtë parti

Socialisti djeg teserën e PS në protestën e studentëve: Nuk e dua më këtë parti

12:16 - 14/10/26
Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, studentët shkulin kangjellat dhe përplasen me policinë

Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, studentët shkulin kangjellat dhe përplasen me policinë

12:02 - 14/10/26
‘Prindër e pedagogë, bashkohuni me studentët!’, Koçeku: Leksionet e demokracisë merren më mirë në shesh

‘Prindër e pedagogë, bashkohuni me studentët!’, Koçeku: Leksionet e demokracisë merren më mirë në shesh

11:51 - 14/10/26
E dhunuan edhe pasi ia thyen këmbën, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

E dhunuan edhe pasi ia thyen këmbën, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

11:37 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com