GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mbarojnë pjesët e para të kupës, Vllaznia shënon 6 gola në 26 minuta

14:39 - 17/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia: Kemi njoftuar FSHF-në për ‘Tirona Fanatics’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të kthimit të fazës së 1/8-ave për Kupën e Shqipërisë.

Përballja me numrin më të lartë të golave është ajo midis Vllaznisë dhe Pogradecit. Shkodranët kanë shënuar plot 6 herë në portën e kundërshtarëve të tyre në vetëm 26 minuta lojë.

Ishte Mustedanagic ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë, duke shënuar për ‘Kuqeblutë’, Aralica do të shënonte dy gola për Shkodrën në minutën e 7 dhe të 16-ë. Latifi rezalizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 14, ndërsa Pura do të shtonte numrin e golave për Vllazninë me autogol.

Seria e golave për shkodranët e mbyll nga Hoxhaj në minutën e 26-ë, duke bërë që 45-minutshi i parë i kësaj sfide të mbyllej me rezultatin 6-0, teksa ekipi i Pogradecit nuk pati asnjë mundësi që të kundërpërgjigjej.

Sfidë tjetër interesantë është edhe ajo midis Skënderbeut dhe Bylisit, e cila deri më tani është me rezultatin 2-1, ballshiotët po kalojnë një sezon shumë të mirë, duke tentuar rikthimin në Superligë. Golat për korçarët janë shënuar nga Meksi dhe Berisha në minutën e 23 dhe shtesën e pjesës së parë, teksa për Bylisin ka realizuar Qardaku.

Kastrioti-Flamurtari nga ana tjetër kanë zhvilluar një takim të bukur deri më tani, duke e mbyllur këtë fazë me rezultatin 1-1, golat janë shënuar nga Karakaci për krutanët dhe Diamanti për vlonjatët.

Kukësi-Egnatia e ka mbyllur këtë fraksion me shifrat 1-0 dhe goli i vetëm është realizuar nga Taipi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Habitës ka qenë kjo pjesë e parë për Laçin që u duk se po kishte një ecuri shumë të mirë kohët e fundit. ‘Bardhezinjtë’ e kanë mbyllur këtë pjesë të parë të ndeshjes së kupës ndaj Tomorit në disfatë, teksa goli është realizuar nga Nako.

Teuta ka marrë avantazhin e pjesës së parë të takimit me Korabin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa goli i vetëm u realizua nga Ivanovic në minutën e 12.

Partizani nga ana tjetër vijon të vuajë për rezultate, ndërsa takimin e fundit me Besëlidhjen e fitoi, këtë herë deri më tani nuk kanë mundur të realizojnë dhe ndeshja vijon me shifrat 0-0./K.T/Gijotina.com    

Etiketa: 6 golakupeVllaznia

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Bardhi plas “bombën”: Balla shoqërohej me trafikantë droge

Bardhi plas “bombën”: Balla shoqërohej me trafikantë droge

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com