GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria, vendi më pak tërheqës në rajon për investitorët

07:41 - 16/03/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, vendi më pak tërheqës në rajon për investitorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon sa i takon mundësive që investitorët shohin për të investuar.

Në Indeksin Global të Mundësive 2022 vendi ynë renditet në vendin e 67, me një shkallë përkeqësimi në raport me një vit më parë kur ishte në vendin e 66. Sërish mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ku kryeson Maqedonia e Veriut e renditur në vendin e 52.

Kështu Mali i Zi renditet në vendin e 53 për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, pas tij Serbia nga ana tjetër renditet në vendin e 61.

Bosnjë-Hercegovina është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit që lëmë pas e renditur në vendin e 99.

Por cilat janë në fakt fushat që perceptohen si më pozitive dhe ato që penalizojnë një vend në këndvështrimin e investitorëve?

Fushat për investitorët

Për Shqipërinë rezultati më i mirë është shënuar në perceptimin e biznesit dhe që lidhet me masat dhe kufizimet që has biznesi si dhe lehtësimi në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ku rezultati i regjistruar është ai i vendit të 59, me 4 shkallë zbritje krahasuar me një vit më parë.

Dimensioni i dytë ku performon më mirë është sa i takon fondamenteve ekonomikë dhe që lidhet me parashikimin makroekonomik të vendit, veçoritë dhe kualifikimin e fuqisë punëtorë dhe potenciali për zhvillim dhe inovacion të vazhdim. Shqipëria renditet e 60, me asnjë ndryshim nga një vit më parë.

Fusha e tretë në ecuri është te standardet ndërkombëtare që lidhen me faktin sesa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar dhe gjasat që të jenë konform standardeve ndërkombëtare në vendin e 60.

Më dobët duket se vendi paraqitet tek shërbimet financiare që kanë të bëjnë me masat dhe thellësinë e aksesit që ka një vend në shërbime të tilla ndërkohë që edhe kuadri institucional paraqitet gjithashtu dobët me një renditje në vendin e 80 dhe që ka të bëjë me shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.

Indeksi hartohet çdo vit nga Milken Institute një organizatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti merr parasysh faktorët ekonomikë dhe financiarë që ndikojnë në investimet e huaja, aktivitetet dhe politikat kryesore të biznesit, ligjore dhe rregullatore të përdorura nga qeveritë për të mbështetur dhe nxitur investimet./Monitor

Etiketa: investitoreShqiperi

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Vjosa Park Kombëtar, DiCaprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Vjosa Park Kombëtar, DiCaprio: Do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com