GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rritet borxhi i kontributeve të papaguara, në rrezik pensionet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritet borxhi i kontributeve të papaguara, në rrezik pensionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Borxhi tatimor në formën e kontributeve të papaguara ndaj sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore po rritet me shpejtësi si në sektorin publik dhe në atë privat, duke sinjalizuar drama për ata që punojnë sot, se do të mbesin pa pension në pleqëri.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve raportojnë se gjatë vitit të kaluar borxhi për kontributet e papaguara arriti në 20.5 miliardë lekë me një rrije 16 për qind në raport me vitin 2021.

Borxhet e bizneseve në këtë zë janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, ku stoku u zgjerua me 57 % në krahasim me vitin 2018, ku vlera e tij ishte 13.8 miliardë lekë.

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërorë është pjesa ma e keqe e borxhit tatimor për shkak të dramës sociale që mbart. Mijëra punonjës që aktualisht punojnë në shtet apo në privat rrezikojnë të mbeten pa pension në pleqëri. Fenomeni është më i përhapur në entet publike.

Njësitë buxhetore që administrohen nga pushteti lokal, të tilla si, ndërmarrje ujësjellësi, drejtori arsimore, punonjës së pastrim gjelbërimit shpesh nuk iu paguhen sigurimet, pasi fondet për këtë qëllim transferohen në shpenzime të tjera.

Rreziku për pensionet

Në vend të frenohet, ky borxh po zgjerohet me shpejtësi nga viti në vit, duke vëne në vështirësi jo vetëm arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe pensionet ne të ardhmen.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një inspektimi në skemën publike të pensioneve gjeti se, se 94 për qind të detyrimeve ndaj ISSH zotërohen nga sektori privat dhe kryesisht biznesit i madh me mbi 63 për qind të shumës dhe pjesë tjetër nga biznesi i vogël. Entet publike zotërojnë rreth 6% të totalit të detyrimeve.

Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta.

Në kushtet e mospagesës së sigurimeve buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë.

Gjendja e detyrimeve totale të papaguara në afat në datë 31 Dhjetor 2022 ishte 146.8 miliardë lekë, me një rritje neto 11.8 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit. Nga totali, principali përbën 61 % të detyrimit, penalitetet 34%, kamatëvonesat 5% etj.

Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe në stokun e borxhit me 35% në vlerë 52,1 miliardë lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 42,7 miliardë lekë, zëri Të Tjera me 16% në vlerë 23,7 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 14% në vlerë 20.5 miliardë lekë, Tatimi në Burim me 4% në vlerë 5.3 miliardë lekë, TAP me 1% në vlerë 2,1 miliardë lekë dhe DIVA me 0.3% në vlerë 404 mln lekë.

Etiketa: kontributepensione

Lajme të lidhura

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Para
Urbani përplaset me Audin në Tiranë

Urbani përplaset me Audin në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

Të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të Ermal Beqirit, një biznesmeni shqiptar i arrestuar për fluturim...

Lexo më shumë
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com