GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ngjarja në Fier, sociologia: Drejtësia ka dështuar, të ngrihet institucion i posaçëm për denoncime

16:20 - 17/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjarja në Fier, sociologia: Drejtësia ka dështuar, të ngrihet institucion i posaçëm për denoncime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e fundit në Fier, ka shqetësuar të gjithë opinion publik dhe të gjithë kanë kërkuar dënimin maksimal për autorin. Ndërsa sociologia, Sibora Kaluci, ka kërkuar që të merren masa për të parandaluar raste të tilla të ngjashme. Përmes një interviste televizive ajo tha se, shteti ka dështuar në  organizimin e instancave morale e ligjore për identifikimin dhe dënimin e personave të tillë.

Sipas saj, institucionet përgjegjëse me vendim tonë i shohin këto ngjarje shumë sipërfaqësorë dhe nuk merren me trajtimin më të thellë të tyre. Që në të vërtetë duhet të ishte bërë prej kohësh. “Problemi është shumë më i thellë, është një problem i cili po bartet çdo vit, e më shumë nga një brez në tjetrin, dhe ne nuk po bëjmë asgjë, asnjë instancë s’po bën asgjë, as instancat morale as ligjore. Ky rast do të ishte parandaluar padyshim, ishte një individ i cili kishte një diagnozë ose nuk kishte, por mund të bëjmë me një të sëmurë mendor, ai person, s’duhej të dilte, aty ku rijnë të tjetër, një person i cili ishte në një shërbim psikiatrik, qëndron i lirë, edhe pas sinjalit që ka dhënë para disa vitesh.

Kaluci, thotë se në shumicën e rasteve të dhunës, qytetarët kërkojnë të vënë vete drejtësi, për shkak se nuk kamë besim tek institucionet. Kjo tregon, sipas sociologes, se ka një dështim total të instancave ligjore dhe profesionale të dedikuara për këto raste.

“Neve nuk na funksionojnë fare instancat ligjore. Kryeministri Rama, tha se policia e Fieri arriti të kap shpejt autorin, por policia ka kapur dikë që ka pasur për detyrë, pjesa tjetër është një dështim total. Në shumicën e rasteve të tilla, njerëzit duan të vendosi vet drejtësi, dhe kjo është e dhimbshme sepse tregon se ka një dështim total të institucioneve.

Janë të gjitha fiktive, për të plotësuar letra, dokumente, është çdo gjë fiktive, nuk funksion edhe nëse ai qëndron të mjediset e paraburgimit, besoni, drejtësia vendoset nga njerëzit, dhe është e shëmtuar dhe joligjore, nuk ka ndonjë instancë të rregullte, sepse nëse do të kishte, nuk do të përfundonte kështu. Duhet një sistem i mirë organizuar nga të gjithë, që nis nga mjeku psikiatër e deri te instancat ligjore kur merret një vendim i caktuar, i gjithë ky cikël, nuk funksionon aspak”.

Në këtë kuadër, ajo propozon që të ngritët një institucion shtetëror ku njerëzit të raportojnë lirshëm individë të rrezikshëm për shoqërinë, dhe të etiketohen me emra e vepra. “Të ngrihet një institucion ku njerëzit lirshëm të shkojnë dhe të raportojnë rastet, të ketë një vend ku mund të lexohen edhe emrat edhe fytyrat e këtyre personave të rrezikshëm për shoqërinë që kanë precedent penal për këto lloj vepra dhe lihen të lirë. Që të arrijmë te trajtimi, duhet kapur parandalimi dhe kjo është pika ku kemi dështuar”, tha ajo, duke vënë në dukje se raste të tilla në vendin tonë janë shtuar dhe nuk është asnjë masë.

Etiketa: drejtesiNgjarjaSibora Klauci

Lajme të lidhura

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet
Aktualitet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai
Breaking Views

Ja reagimi BE-së për ‘Smart City’, projektin 140 milionë dollarë i kamerave inteligjente që solli Rama nga Dubai

22:02 - 09/02/26
Para
Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të doktor Shahin Kadaresë

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të doktor Shahin Kadaresë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla
Aktualitet

U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

11:17 - 10/02/26

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me...

Lexo më shumë
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Opozita proteston sot, Berisha: Të gjithë në kryengritjen e fitores, për të shporrur këtë organizatë kriminale

11:10 - 10/02/26
Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë: Askush nuk na jep zgjidhje

Prej 7 muajsh pa paga, punonjësit e “Bankers Petroleum” ngrihen në protestë: Askush nuk na jep zgjidhje

10:58 - 10/02/26
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK

330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

10:50 - 10/02/26
Lëvizje të reja në Polici, ndryshime në disa komisariate të vendit

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat)

10:27 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com