GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha me krerët e degëve: Berisha do bunkerizim, ilegalitet, destabilizim të PD

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha me krerët e degëve: Berisha do bunkerizim, ilegalitet, destabilizim të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD, Lulzim Basha paralajmëroi se do të zbatojë statutin ndaj kujtdo që ka shkelur vendimin e Kryesisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Ai tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner të palëkundur të SHBA dhe BE.

“Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtim i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut. Dhe do të zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimiBn e Kryesisë e partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët” – u shpreh Basha.

“Kuvendi i 18 dhjetorit, bashkim i demokratëve”, Basha me kryetarët e degëve të PD: Beteja me njëri-tjetrin i shërben vetëm Ramës

Në mbledhjen me 71 kryetaret e degëve të PD, kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi si detyrë kryesore është që partia të dalë e bashkuar nga Kuvendi i 18 dhjetorit. Qëllimi kryesor është vazhdimi i betejës kundër Ramës, ka theksuar kryedemokrati në fjalën e tij.

“Rama është kundërshtari ynë i përbashkët, pavarësisht çfarë mendojnë në këtë situatë që po kalojmë. Beteja me njëri-tjetrin nuk na çon askund. I shërben vetëm Ramës dhe patericave të tij, që i po i bëjnë gjithçka që beteja mes nesh të çojë në një ndarje të partisë. Ju jeni dëshmitarë të kësaj”, -tha Basha.

Kujtojmë që Partia Demokratike është përfshirë nga debate të brendshme, pasi Basha dhe Berisha kanë shpallur dy data të ndryshme për Kuvendin Kombëtar.

Etiketa: berishabunkerizimdestabilizimilegalitetLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë
Breaking Views

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë
Breaking Views

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26
PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik
Lajme

PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik

19:43 - 22/07/26
Para
Eliza Dushku flet për ngacmimin seksual dhe përjashtimin nga seriali “Bull”

Eliza Dushku flet për ngacmimin seksual dhe përjashtimin nga seriali “Bull”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy persona rrahin efektivin e policisë në Shkodër, e godasin me grushte pas një konflikti
Aktualitet

Dy persona rrahin efektivin e policisë në Shkodër, e godasin me grushte pas një konflikti

22:57 - 22/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë Rrugore Nikolin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

22:18 - 22/07/26
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

21:14 - 22/07/26
Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com